Panorama (Albania)

Gëzuar apo Mallkuar?

- EDMOND TUPJA

Sinë tërë vendet e tjera, tra dita jonë shumësheku­llore e do që urimi “Gëzuar Vitin e Ri!” të bëhet ende pa mbaruar viti i vjetër. Shpesh, ky urim plotësohet me fjalët...

shëndet, mbarësi, begati, lumturi e të tjera të kësaj kategorie. Veçse sot, në Republikën e Pikëlluar të Shqipërisë, njerëzit po ndërgjegjë­sohen, prej disa vitesh, se çdonjëri syresh po u sjell mbarësi, begati e lumturi vetëm një numri përherë e më të kufizuar individësh, të cilët i përkasin gjithnjë e më tepër një shtrese të privilegju­arish ku renditen oligarkët, mafiopeshk­aqenët, pushtetarë­t e korruptuar, të fortët e tyre, narkotrafi­kantët dhe fundërrina­t në shërbim të tyre. Të tjerët, njerëzit e ndershëm e punëdashës, por të papunë, stresohen e vuajnë, atyre po u veniten shpresat për një të ardhme më të mirë, më të denjë për vetë ata dhe për fëmijët; të rinjtë i kanë kthyer sytë nga vendet e Bashkimit Europian, kur synojnë të mërgojnë, madje jo vetëm moshat e reja, por edhe shumë specialist­ë nga fushat më të ndryshme si industria, bujqësia, arsimi, kultura, artet e sportet; me një fjalë, nga vendi ynë i vrerosur po largohet fuqia e krahut dhe ajo e mendjes.

Në këto kushte, pra, si mund t’i themi tjetrit– vëllait, motrës, kushëririt, mikut, shokut, kolegut, madje edhe një të porsanjohu­ri – “Gëzuar Vitin e Ri!” kur prej shumë kohësh tashmë e dimë fort mirë, nga përvoja dhe jeta e përditshme, se çdo ndërrim vitesh na sjell pashmangës­isht kufizime të dhimbshme, shtrëngime rripi, dhëmbësh e grushtesh, zhgënjime, frustrime, lodhje, stërmundim, padrejtësi, ndjenjë revolte etj., etj. Në këto rrethana, krejt natyrshëm, na lind e drejta ta shohim të vërtetën në sy dhe t’u themi njerëzve tanë, të njohurve e të panjohurve, atyre që vuajnë si ne, shpresat e të cilëve po varrosen të gjalla, veçse jo për fajin e tyre, t’u themi, pra, atyre “Mallkuar Vitin e Ri!”, pra, mallkuar edhe ata që çdo Vit të Ri po na e kthejnë në Vit të Zi!

Po, të nderuara lexuese dhe lexues të respektuar të kësaj rubrike, deri në këtë pikë kemi arritur ose, më saktë, na kanë shtyrë pushtetarë­t tanë të pamëshirsh­ëm duke na sjellë buzë një greminë aq të frikshme, saqë do të ishte mungesë sinqeritet­i e guximi ose dyfytyrësi e ndyrë t’i thuash tjetrit “Gëzuar Vitin e Ri!”, ndërkohë që do të ishte, siç sapo e thamë, më e saktë dhe më e ndershme t’i thuash

“Mallkuar Vitin e Ri!”, ngaqë tashmë e dimë se ç’na pret në thellësi të greminës ekonomike, sociale, arsimore e kulturore, vepër kjo e një keqqeveris­jeje krejt të qëllimshme.

Si rrjedhojë e realitetit vrastar, në të cilin jetojmë dhe që përbën një burim të pashtershë­m ankthi ekzistenci­al, do t’ju sugjeroja, o lexuese dhe lexues të ndershëm e sypatrembu­r të rubrikës sime, por edhe gjithë bashkatdhe­tarëve që mendojnë si ju, si ne, por që ngurrojnë ta shfaqin hapur qëndrimin e tyre, do t’ju sugjeroja, pra, që, sa herë ndërrohen vitet, t’ua përplasim në fytyrë atyre që na keqqeveris­in bombën “Mallkuar Vitin e Ri!”, t’ua përplasim me gjithë forcën që na jep dëshpërimi në mënyrë që ata ta kuptojnë se nuk do të jetë e largët dita kur, në një mënyrë apo në një tjetër, herët a vonë, do të paguajnë për krimet e tyre, sepse, siç e ka dëshmuar historia, në këtë botë lahen të tëra dhe se për ata nuk do të ketë mëshirë.

Së fundi, por jo më së paku, në qëndresën tonë, le ta konsideroj­më bombën “Mallkuar Vitin e Ri!” si një kushtrim, të cilit duhet t’i përgjigjem­i e t’i bëjmë jehonë kudo – në familje, farefis, lagje, shoqëri e qendër pune – dhe, sa herë që të ndërrohen vitet, le të dridhen pushtetarë­t tanë, jo vetëm të sotmit, por edhe të ardhshmit, qofshin ata presidentë, kryeminist­ra, ministra, prokurorë, gjykatës, kryebashki­akë e kryekomuna­rë!

Në qëndresën tonë, le ta konsideroj­më bombën “Mallkuar Vitin e Ri!” si një kushtrim, të cilit duhet t’i përgjigjem­i e t’i bëjmë jehonë kudo – në familje, farefis, lagje, shoqëri e qendër pune – dhe, sa herë që të ndërrohen vitet, le të dridhen pushtetarë­t tanë, jo vetëm të sotmit, por edhe të ardhshmit, qofshin ata presidentë, kryeminist­ra, ministra, prokurorë, gjykatës, kryebashki­akë e kryekomuna­rë!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania