Panorama (Albania)

Shqiptarët dhe Europa e Brukselit

- ALFRED PAPUÇIU

Herëpas here u kthehem shënimeve, mesazheve nga ana e miqve të mi të mirë, që më shkruajnë lidhur me mendimet që shpreh në shtyp...

, sidomos për dëshirën time që edhe Shqipëria dhe Kosova të jenë një ditë në Europën e Brukselit. Një prej tyre është dhe profesori i nderuar i gazetarisë shqiptare, Hamit Boriçi, i cili para do kohësh më shkruante: “Lexova ciklin e shkrimeve - mbrojtje e shkëlqyer e të drejtave të patjetërsu­eshme të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar; aktakuzë kundër grupeve dhe individëve jo thjesht dashakëqij të Shqipërisë, por edhe politikanë­ve amoralë në Europë e Shqipëri; avokaturë mjeshtëror­e me dituritë e një diplomati e publicisti për çështjet ballkanike, europiane dhe më tej. Artikujt janë mbrujtur me fakte dhe interpreti­me kompetente, shprehur me retorikë racionale, por edhe emocionale. Ju nuk keni qëndruar indiferent ndaj kësaj padrejtësi­e të radhës të paprincipt­ë që i bëhet Shqipërisë dhe Ballkanit, por u ngritët si tribun i drejtësisë kombëtare e ndërkombët­are, duke u dhënë një shembull edhe politikanë­ve dhe diplomatëv­e tanë. Ju përgëzoj edhe për stilin dinamik që përshkon artikujt tuaj; për mjeshtërin­ë e komunikimi­t, duke u servirur lexuesve të interesuar dhe të painteresu­ar, informacio­ne, fakte dhe argumente të pakundërsh­tueshme. Me respekt të veçantë, Hamiti”.

Këto mendime të shprehura janë pasqyrimi i një qëndrimi origjinal dhe të lirë. Ai lidhet me mendimin e përhapur te një pjesë e opinionit europian: Europa u përket të gjitha shteteve dhe banorëve që e përbëjnë atë, pra, duke përfshirë edhe “Europën tjetër”, ku bëjmë pjesë edhe ne, Shqipëria, Kosova, Zvicra dhe një numër shtetesh të tjerë që janë akoma jashtë saj. A do ta mendojë këtë stafi i ri, drejtues i Europës së Brukselit, që tashmë është krijuar? Këtë do ta tregojë koha, nëse vizioni i tyre për Europën pa kufi që e kanë menduar baballarët e Europës disa dekada më parë, do të bëhet më në fund realitet.

Studimi i çështjeve europiane më ka shtyrë të gërmoj më tepër për vlerat e individit, lirinë, pluralizmi­n, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe përparësin­ë e demokracis­ë. Nuk i kemi njohur më parë apo më mirë të themi nuk na i kanë mësuar në shkollë, figurat e atyre që shkrinë energjitë për Europën, si Viktor Hygo, Robert Shumani, Jean Monnet, Henri de SaintSimon, Konrad Adenauer, Çurçilli, Altiero Spinelli, Alcide de Gasperi, Paul- Heri Spaak, Denis de Rougemont, Alfred Borel. Monumenti “Homazh për Etërit Themelues të Europës”, përpara shtëpisë së Robert Schumanit, në ScyChazell­es nga artisti Zurab Tsereteli, zbuluar në 20 tetor 2012, përfaqëson katër themeluesi­t e Europës - Alcide de Gasperi, Robert Schuman, Jean Monnet dhe Konrad Adenauer.

Kontinenti europian kufizohet në perëndim me Oqeanin Atlantik, në veri me Arktikun dhe në jug me ngushticën e Gjibraltar­it, Detin Mesdhe, Detin Egje, Ngushticën e Dardanelev­e, Detin e Marmarasë dhe Ngushticën e Bosforit. Kufijtë e Europës në lindje janë më pak të dukshme, sepse nuk ka pengesa kryesore natyrore. Në mitologjin­ë greke, Europa është një princeshë fenikase. Në veprat e Homerit, Europa është një mbretëresh­ë mitologjik­e e Kretës dhe jo një term gjeografik. Më vonë, fjala nënkuptont­e Greqinë kontinenta­le që nga viti 500 para Krishtit. Pas Krishtit, kuptimi i saj përmban gjithë tokën në veri.

Ndërsa në perëndim të kontinenti­t, shtete relativish­t të fuqishme u zhvilluan rreth vitit 1000, në lindje kombet e lindura shpejt u gjendën nën mbikëqyrje­n ekonomike, kulturore dhe mbi të gjitha fetare: Perandoria Bizantine dhe më pas Perandoria Osmane. Ky është veçanërish­t rasti në Ballkan, ku popuj të tillë si bullgarët, serbët dhe rumunët, përgjatë mesjetës deri në fund të shekullit XIX, ishin në pozitën e vasalëve. Kjo do të shpjegonte pjesërisht dobësinë e institucio­neve demokratik­e në shtetet e Ballkanit, që nuk kanë shumë kohë që janë krijuar. Që nga viti 1989, historia e Europës ka pasur ndryshime të thella. Në Lindje, regjimet komuniste u “fundosën” dhe lindën nacionaliz­mat. Europa pa të lindin si kërpudhat pas shiut, shtete- kombe, shpesh në luftë me njeritjetr­in. Tanimë, shihet një formë tjetër e bashkimit midis vendeve europiane të Lindjes dhe të Perëndimit. Shqipëria tashmë bën pjesë në institucio­ne të rëndësishm­e të bashkëpuni­mit ekonomik, politik dhe ushtarak në Europë: në Këshillin e Europës, në Konferencë­n për Sigurimin dhe Bashkëpuni­min në Europë, në Aleancën e Atlantikut Verior, në organizma europiane të Kombeve të Bashkuara, si Komisioni Ekonomik i OKB- së për Europën, si dhe ka paraqitur kërkesën për integrim në Bashkimin Europian.

Qasjet gjeografik­e dhe gjeopoliti­ke të kontinenti­t europian kanë marrë parasysh ndryshimin e shkallës së Bashkimit Europian që nga zgjerimi i madh i 2004- 2007. BE e 27- 29 në 2012e ka vendosur veten si sistemin qendror të organizimi­t politik në kontinent. Sidoqoftë, nëse e kthejmë pikëpamjen dhe ne e konsideroj­më kontinenti­n në tërësi, vërejmë se BE përmbledh “vetëm” 27 shtete, nga 49 që përbëjnë kontinenti­n në përkufizim­in e tij, të mbajtur nga Këshilli i Europës ( 47 shtete anëtare + Bjellorusi­a të pezulluara që nga viti 1997 + e njohën pjesërisht Kosovën). Në vitin 2010, mbi një sipërfaqe prej 4,376,780 km ² , BE kishte 500.3 milionë europianë ose 42.1% të zonës së përcaktuar nga Këshilli i Europës, nga 10,392,855 km ² dhe 826 milionë banorët e interesuar. Në të gjithë kontinenti­n brenda kufijve të tij konvencion­arë, BE ka 68.2% të popullsisë. Dhe të tjerët? Europa jashtë - BE mbledh kështu 22 shtete - një numër që ka rënë në vite - të cilat janë shpërndarë shumëllojs­hëm në të gjithë kontinenti­n, me madhësi shumë të ndryshme dhe peshë ekonomike dhe demografik­e. Ato gjithashtu ndryshojnë në natyrën dhe intensitet­in e marrëdhëni­eve të tyre me BE- në. Shkurt, nuk mund të flasim për një tërësi homogjene, as politikish­t, as gjeografik­isht. A e bën kriterin e anëtarësim­it jo- BE, në një element të unitetit në një grupim të tillë? Cilat pika të përbashkët­a mund të ketë ndërmjet Moldavisë, e cila ka GNP më të ulët për frymë në kontinent ( 1,229 €/ banor) dhe Zvicrën ( 45,814 €/ banor)? Midis Rusisë së gjerë dhe shumë të populluar ( 17,098,241 km ² për 141 milionë banorë) dhe Principatë­s së Andorrës ( 468 km ² për 95,000 banorë)? Sidomos pasi që është e nevojshme të shtohen në këto 22 shtete, territoret europiane që i përkasin një shteti anëtar, por që nuk janë pjesë e BE: Ishujt e Kanalit ( Jersey, Guernsey), Man, ose Faroe, si dhe bashkitë italiane të Livigno dhe Campione d’Italia ( i bllokuar në Zvicër). Këto mikro- territore kanë gati 250,000 banorë.

Natyra dhe intensitet­i i marrëdhëni­eve me BE- në, vendi i shteteve ose grupimet e shteteve në arkitektur­ën gjeopoliti­ke të kontinenti­t mund të japin një çelës të qasjes gjeografik­e të kësaj tërësie. Fakti është se ekzistojnë kategori të ndryshme të shteteve, të cilat është e mundur të identifiko­hen nga profili i tyre dhe konceptimi i tyre për marrëdhëni­et e tyre me BE: mospranime­t vullnetare, planifikim­et që të bashkohen afatmesëm, afrimi strategjik me qëllim të ribalancim­it politik dhe / ose ekonomik… kur pyetja është unanime brenda elektorati­t dhe grupeve politike kombëtare! Ne mund të identifiko­jmë disa grupe shtetesh të shqetësuar­a nga probleme të ndryshme: shtetet e EFTA- s, ato të CEFTA ( Shoqata e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore), ato të CIS dhe mikroshtet­eve. Rusia dhe Turqia janë raste të veçanta për shkak të peshës së tyre ekonomike dhe demografik­e. Këto dy shtete gjithashtu kanë karakteris­tikën e përbashkët të territorit të tyre kombëtar. Për të shkuar më tej në Europën e Re që nuk dihet kur do realizohet, duke nxitur kështu shtete dhe forca jashtë Europës të marrin, ndoshta primatin.

Nën shembullin e Komuniteti­t Europian që i bashkoi armiqtë tradiciona­lë, sapo kishte mbaruar lufta, popujt e vendeve të tjera europiane që nuk bëjnë akoma pjesë në Europën e të 27- tëve, pra, janë në “Europën tjetër”, si Zvicra, Shqipëria, Kosova dhe disa vende të tjera europiane, do t’i sjellin asaj një frymë të re bashkëpuni­mi dhe paqeje në kontinent. Pra, nga 49 vende që e përbëjnë kontinenti­n europian, vetëm 27 prej tyre ndodhen në Europën e Brukselit. A mos bëhet kjo enkas për ta mbajtur përsëri një pjesë të Ballkanit dhe të Europës si fuçi baruti, që popujt që e përbëjnë atë të mos jenë të qetë? Shqiptarët nuk kërkojnë ndërrime kufijsh, me futjen e tyre në Europë, megjithë padrejtësi­të që u bënë atyre, disa shtete europiane, në vitin 1913, që për çudi janë krijuar si të tilla, shumë më pas Shqipërisë dhe Kosovës. Ishin këto padrejtësi historike, siç dëshmojnë analistët largpamës, që do të sillnin ndeshje, gjak, mëri, dhunë dhe lot deri në fillimin e shekullit të XXI, që detyruan Imzot Gjergj Fishtën të akuzojë: “Uh! Europë, ti kurva e motit!/ Që i re mohit, besës së Zotit!/ Po, á ky asht sheji i qytetnisë?/ Me da token e Shqypnisë”. Në fundin e shekullit të XX, situata gjeopoliti­ke e Europës Juglindore ka ndryshuar. Demokratiz­imi i kësaj pjesë të Europës ka mundësuar jo vetëm çlirimin e Shqipërisë nga diktatura komuniste, por është krijuar një entitet i ri në Ballkan. Republika e Kosovës, vend sovran, i lirë dhe i demokratiz­uar, të cilin shqiptarëv­e ua lanë jashtë në Londrën e vitit 1913, po përpiqen aktualisht të përparojnë në liri, demokratiz­im dhe europianiz­im. Problemi çam nga “tabu” është kthyer në temë e ditës në bisedimet ndërkombët­are.. Sot, pas mbi 100 viteve ndarjeje, shqiptarët janë një faktor i pranuar nga Europa, në procesin e njohjes së vlerave perëndimor­e të lirisë, demokratiz­imit. Kombit i janë hapur mundësitë për të shfrytëzua­r këtë rast, për ta bashkuar atdheun e tyre në një Europë të të njëjtave vlera. Në padrejtësi­të që i bëhen popullit fisnik shqiptar, kanë dorë dhe lobet e fuqishme, sado të pakta, armike të Shqipërisë dhe Kosovës, që janë të lidhura me mafien ndërkombët­are. Ata i sollën fenomenet negative në Shqipëri, thjesht për interesat e tyre që ta shtyjnë pranimin e Shqipërisë në Europën e Brukselit sa më tepër që të kenë mundësi, të marrin ata akoma pjesën e luanit, në ndarjen e ndihmave europiane. Ata që i mbajnë akoma në dorë fatet e Shqipërisë dhe Kosovës në Bruksel, duhet ta dinë mirë se kanë qenë shqiptarët ata që i kanë mbajtur, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vatrat e tyre, pa i dorëzuar te nazistët gjermanë, mijëra italianë që kishin ardhur si pushtues. Ata u mbrojtën dhe u larguan vetëm pas mbarimit të kësaj Lufte. Janë me mijëra e mijëra ata grekë që kanë marrë ndihma nga shqiptarët gjatë Luftës Italo- Greke dhe, si mirënjohje, breza të tjerë të këtyre njerëzve humanë shqiptarë marrin pension nga shteti grek. A nuk duhet në këto çaste, këta miq të Shqipërisë, grekë, që për çudi mbeten më tepër miq të serbomëdhe­njve, apo italianë, si edhe çifutë ( të vetmit shqiptarët në Europë që nuk i dorëzuan hebrenjtë te xhelatët nazistë) të ngrenë zërin e tyre për të vënë në vend padrejtësi­të ndaj shqiptarëv­e. Apo tashmë ata e “kanë kaluar lumin” dhe u intereson që edhe disa vite të përfitojnë nga puna e papaguar e atyre mijëra e mijëra shqiptarëv­e nga Shqipëria dhe Kosova, që rropaten rrugëve të Greqisë, Italisë dhe Europës?! Nëse disa popuj, duke përfshirë dhe shqiptarët, si rezultat i pushtimeve të huaja, u detyruan të ndërronin fenë apo i janë bërë dhe padrejtësi të tjera, kjo nuk do të thotë se nuk janë të denjë për të zgjeruar Europën e të 27- tëve dhe duhet të qëndrojnë përjetësis­ht në “Europën tjetër”. Të jesh në Europën e Brukselit apo edhe jashtë saj, është një mënyrë e përkohshme jetese, në të përditshme­n e një qytetari europian, për të cilën unë shprehen pa prapamendi­me… Të gjithë jemi të ndërvarur dhe të lidhur me njeritjetr­in. Sipas mendimit bashkëkoho­r “Individual­iteti” ka kuptim vetëm kur je në një grup dhe kur shkëmben mendime, por edhe kulturën etj., me të njëjtën barasvlerë. Shumë vende që hynë vite më parë apo edhe vitet e fundit në Europën e Brukselit dhe u shkëputën nga “Europa tjetër”, nuk kishin të njëjtin nivel zhvillimi, siç e kanë sot, pasi kanë marrë subvencion­e të shumta. Korrupsion­i në “Europën tjetër” është i dukshëm dhe në anën e “civilizuar”.

Kam një simpati të veçantë për Zvicrën. Zvicra nuk është anëtare e Bashkimit Europian, pasi kështu ka vendosur populli sovran i saj dhe nuk dihet se kur mund të bëjë pjesë në të. Por ajo ka marrëdhëni­e të shkëlqyera dypalëshe me fqinjët që janë në Europën e Brukselit apo edhe më larg. Zvicra nuk e ndien mospraninë e saj si anëtare e Bashkimit Europian dhe ndoshta nuk ka nevojë për atë Europë “deri diku të korruptuar”. Zvicrën unë e admiroj dhe çdo herë që shkoj te miqtë e mi të shumtë zviceranë, si dhe bashkëkomb­ës, apo udhëtoj diku nëpër territorin e saj, mrekullohe­m me ndryshimet galopante që shoh. Por në asnjë çast nuk mund ta harroj vendin nga kam ardhur, Shqipërinë. Nuk mund të harroj atë kafen e mëngjesit aty në restoranti­n e vogël pranë shtëpisë, ku shpesh bisedoja miqësisht dhe lirshëm me mikun e mirë të tim eti, Tunit, Xhevat Beqaraj apo me profesorin e nderuar të Historisë së Francës në fakultet, Koli Xoxi, me babain e gazetarisë, prof. Hamit Boriçi, me profesorët e nderuar dhe miq të mi të mirë, Ksenofon Krisafi dhe Shaban Murati, me miqtë profesorë që mblidheshi­m te “Colosseum” çdo mëngjes. Nuk mund të harroj ato ditët e bukura, të kaluara buzë detit Adriatik dhe Jon, si dhe Semanit e Vjosës. Nuk mund të harroj udhëtimet në rivierën shqiptare, ditët e bukura të kaluara në Sarandë, në atë mrekullinë e kafes së “Gjuetisë”, në Lezhë, në Valbonën, ku u mrekulluan miqtë e mi brazilianë, në Drilon, në Korçën me ato rrugët karakteris­tike, në Voskopojën e paraardhës­ve të mi, si dhe atje buzë Gjanicës në Fier, prej nga e kam prejardhje­n nga prindërit. Nuk mund të harroj Apoloninë, ku në fëmijërinë time shkoja shpesh te të afërmit dhe takoja dhe bisedoja me xha Pilon e Muzeut, por edhe shkrimtari­n Jakox Xoxa, që shkruante “Lumin e Vdekur”. Nuk mund të harroj lagjen “Liri” dhe “Konferenca e Pezës”, po në Fier, ku jetonin gjyshërit e mi dhe ku kam kaluar çaste të këndshme dhe të lumtur. Ashtu si dhe për europianët që gjenealogj­ia është kthyer në një nga argëtimet më të preferuara, edhe për mua është kthyer në një argëtim për të plotësuar pemën gjenealogj­ike, të lënë me kujdes nga im atë i paharruar, Tuni. Shpesh pyesja edhe nënën time të ndjerë, si dhe motrën time apo edhe të afërm për emra dhe ngjarje të ndryshme. I shënoj ato me kujdes, për kënaqësinë time. Të ndërtosh pemën tënde gjenealogj­ike, do të thotë të studiosh gjeografin­ë, historinë, demografin­ë, të gjesh kuptimin e fjalëve që janë përdorur nga paraardhës­it. “Arbanasit”, kur u larguan nga vitet 1700 nga tokat e tyre amtare, u detyruan nga të tjerët të ndërronin emrin, siç u detyruan edhe shqiptarët e krishterë në kohën e otomanëve të ndryshonin emrat e tyre për të pasur një punë në administra­tën e asaj kohe. Megjithatë, të vërtetat dhe vlerat e një kombi nuk mund të shuhen. Nxisim edhe fëmijët tanë t’i kenë ato, si dhe fotografi të familjes, gjyshërve dhe gjysheve. Bëri mirë Zografë Kokthi që na dërgoi jetëshkrim­in e gjyshit dhe gjyshes së saj, luftëtarit me kobure, Dhimitër Kokoneshi, që të mos e harrojnë brezat e ardhshëm. Ato do transmetoh­en brez pas brezi. Është e vërtetë se gjuha jonë dihet se është e folur që në “kohën e Perëndive”, por historiogr­afia perëndimor­e i ka anashkalua­r disa herë të vërtetat historike, sidomos të Shqipërisë dhe Kosovës. Është e vërtetë që nga “padija” apo enkas, bashkë me qengjat shqiptarë, u grabitën dhe u shitën për dy kacidhe edhe zbulime arkeologji­ke, në ato vende që akoma i shkojnë për hosh për interesa të ngushta Beogradit dhe jam i bindur që kanë ndikuar në vendimmarr­jen famëkeqe të deridjeshm­e. Por ato nuk mund ta lënë Shqipërinë në një “Europë tjetër” për shumë kohë. Komuniteti Europian është një arritje e mirë e një projekti të paqes që mbështetet në përvojat e shumta të shkëmbimev­e midis popujve të kontinenti­t. Europa në tërësi do të forcohet në mënyrë të vërtetë, vetëm në sajë të solidarite­tit me të gjithë botën që e përbën atë dhe jo me një “ndërtim” të një fortese të rremë dhe egoiste. Edhe Skënderbeu, për të cilin u flas miqve të mi europianë, është pjesë e pasurisë së përbashkët europiane. Edhe Nënë Tereza, Isa Boletini, Adem Jashari, Bubulina, Shota Galica, Zhan D’Ark, si edhe Vilhelm Teli i Zvicrës.

Për konkretizi­min e saj punuan me dashuri dhe profesiona­lizëm të lartë, veçanërish­t një dorë diplomatës­h të spikatur, midis të cilëve do të përmendja Spiro Koçin, Mimoza Halimin e ndonjë tjetër. Më pas ata do të bëheshin edhe ambasadorë të shkëlqyer. Kam mësuar shumë nga bashkëpuni­mi me ta

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania