Panorama (Albania)

Gjykata lë në burg tre të rinjtë që vranë 50- vjeçaren

Nipi mohon të ketë marrë pjesë në grabitjen dhe vrasjen e nuses së xhaxhait: Kam dijeni për ngjarjen, por nuk kam marrë pjesë

-

Nën masa të larta sigurie, tre të rinjtë e arrestuar për vrasjen e 50- vjeçares Drita Saliaj, në Mallakastë­r, u shoqëruan në Gjykatë ku u lanë në burg pa afat. Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë nisi në orët e para të mëngjesit, ndërsa Luis Saliaj, Sindi Shehaj dhe Ervis Zotaj nuk kishin asnjë të afërm në sallë.

Më herët, familjarët janë shprehur për dënim maksimal të tyre, nëse shpallen fajtorë. Duke iu referuar dosjes, të rinjtë lidhën me litar dhe më pas e mbytën duke e hedhur në rezervuar 50- vjeçaren Drita Saliaj.

SEANCA

Tre të dyshuarit për krimin që tronditi vendin ditët e para të 2020- ës, kanë folur para togave të zeza. Kështu, nipi i burrit të viktimës, Luis Saliaj, ka thënë që nuk është ai vrasësi, duke pranuar se ishte jashtë derës kur ka ndodhur ngjarja dhe se nuk ka menduar që shokët e tij do ta vrisnin. “Kam dijeni për ngjarjen, por nuk kam marrë pjesë në të”, ka thënë Luis Saliaj para Gjykatës. Adoleshent­i tjetër, Sindi Shehaj, nuk ka dashur të flasë, duke thënë se u përmbahet atyre çfarë ka thënë në Polici ditën e parë të arrestimit. Ky i fundit është dukur më i qetë nga dy të tjerët gjatë kohës së zhvillimit të seancës gjyqësore. Ndërkohë, Ervis Zotaj, më i madhi në moshë nga tre autorët e dyshuar, ka pranuar të flasë para Gjykatës, por mohoi të ketë qenë autor i vrasjes për të cilën akuzohet. “Nuk kam qenë pjesë e ngjarjes. Nuk kam marrë pjesë në ngjarje”, mësohet të ketë thënë ai.

VENDIMI

Në përfundim të pretendime­ve të të dyja palëve, Gjykata e Fierit vendosi të pranojë kërkesën e Prokuroris­ë, që pretendon se ka zbardhur krimin e rëndë. Prokuroria kërkoi që të rinjtë të lihen në burg deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë, ashtu si futja e të dyshuarve në Gjykatë, edhe përcjellja e tyre u shoqërua po ashtu me masa të larta sigurie, ndërsa gjykimi i mëtejshëm i dy të miturve do t’i kalojë Gjykatës së Vlorës, e cila ka sektor të posaçëm të hetimit të të miturve. Ndërsa brenda zhvillohej seanca, asnjë nga familjarët e të akuzuarve nuk është parë në sallë.

Dy ditë më parë, xhaxhai i Luis Saliajt, Ilir Saliaj, kërkoi dënim kapital për nipin e vet, dhe po ashtu, një ditë më vonë, edhe prindërit e Ervis Zotajt kërkuan të “varet ose të pushkatohe­t” djali i tyre për këtë vepër kriminale që ka bërë.

Ngjarja që tronditi Mallakastr­ën ndodhi më 5 janar, ndërsa trupi i lidhur i gruas u zbulua në rezervuar dy ditë më pas. 50- vjeçarja, Drita Saliaj, u gjet e vdekur gjatë së martës në rezervuari­n e fshatit Gjerbës në Mallakastë­r. Viktima u sulmua në banesën e saj mbrëmjen e 5 janarit, nga nipi i burrit dhe dy shokët e tij, të cilët kishin shkuar për të grabitur, ndërsa ndodhej vetëm në banesë, pasi burrin e kishte në emigrim. Teksa nuk e dinin se ndodhej në banesë, ata janë përballur me të zonjën e shtëpisë, të cilën e kanë dhunuar, e kanë lidhur me shall dhe e kanë hedhur në rezervuari­n e fshatit.

 ??  ?? Tre të arrestuari­t për vrasje, dje pas masës së sigurisë
Tre të arrestuari­t për vrasje, dje pas masës së sigurisë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania