Panorama (Albania)

Financat e organizata­ve kriminale

- PËLLUMB NAKO

Paradisa ditëve, në Rrësh en u vra një biznesmen. Ai zotëronte edhe një media lokale. Më vonë u njoftua se kishte qenë një snajper...

, i veshur si femër, që e kishte ekzekutuar. Si zakonisht në të tilla raste, gazetarët investigat­ivë rrëmuan te njohjet e tyre në organet të sigurisë publike apo drejtësisë ku mësuan dhe më pas shfaqën në publik një panoramë më të gjerë të ngjarjes. Ata thanë se i vëllai i viktimës ishte vrarë vite më parë, në Itali. Po ashtu, u tha se viktima njihej si problemati­k nga Policia. Madje, ajo kishte dyshuar se ai kishte kryer një vrasje, por me sa duket nuk e kishte vërtetuar dot. Ndaj dhe i dyshuari ishte liruar. Po ashtu u tha se familja e dy vëllezërve viktima ishte në konflikt me një familje tjetër dhe ndërmjet të tyre ka një kalvar të vërtetë vrasjesh për hakmarrje. Të gjithë skenarët janë zhvilluar nën emëruesin e përbashkët të mirënjohur për vendin tonë, ajo të prishjes së pazareve të drogës. Nuk munguan as drejtuesit e lartë të Policisë, që u zhvendosën drejt vendit të ngjarjes.

Në gjithë rreshtat e mësipërm të përmbledhu­r nga njoftimet mediatike, ashtu si dhjetëra të tillë në raste të mëparshme, shfaqen qartë disa nga tiparet më të qenësishme të grupeve kriminale me stampë shqiptare, njëlloj si nevoja urgjente e organeve tona policore e ligjore për një qasje tjetër në raport me goditjen e grupeve të strukturua­ra kriminale. Qasje kjo që duhet të jetë diametrali­sht e kundërt më thënien qeveritare “kokat hëngshin”.

Rezulton se një vëlla i viktimës është vrarë jashtë territorit të vendit, kurse tjetri në vendlindje. Aktiviteti i tyre në trafikun e drogës përfshinte vende të prodhimit, të tranzitit dhe të destinacio­nit. Mjafton kaq për të konkluduar se globalizim­i i krimit tashmë është kthyer në realitet të kapshëm. Një konflikt, i cili fillon diku në Belgjikë, që vazhdon me një vrasje në Itali dhe që pasohet nga një tjetër në Rrëshen, pa futur këtu raste e tjera, flet pastër për gjeografin­ë e tij. Ndaj, edhe hetimi i një aktiviteti kriminal me shtrirje të gjerë në vende europiane, me konflikte të mbarsura në këto vende dhe të vazhduara me larje hesapesh në to e më pas në Shqipëri, mbetet një mision super i vështirë për organet tona. I komplikuar. Ato mbeten në nivelin e indiceve, të cilat shpesh janë të pamundura të kthehen në prova. Ndaj dhe viktimat ndjekin njëra- tjetrën, ndërkohë Policia bën bilance. Grupet kriminale shqiptare si dhe ato të vendeve të tjera nuk njohin më territor në aktiviteti­n e tyre.

Në tablotë e paraqitura nga gazetarët investigat­ive rezulton gjithashtu se për viktimën ka pasur dyshime të lidhura me një vrasje të një anëtari nga grupi rival. Por më pas është liruar për mungesë provash. Pra, përveç shtrirjes së konfliktit në disa shtete, për Policinë nuk është e thjeshtë që në rastet e vrasjeve të shkaktuara nga grupet rivale kriminale, të zbardhet ngjarja e të provohet para gjyqtarëve. Profesiona­lizimi i vrasjeve të porositura e sigurisht të paguara e bëjnë të pamundur gjetjen e dëshmitarë­ve, të cilët edhe nëse gjenden, pak mundësi ka të flasin. Ngjarje kriminale të këtyre kalibrave mbeten përgjithës­isht të zbardhura vetëm në rrugë operative, sipas zhargonit policor. Policia, pra, mund të jetë plotësisht e bindur për një autor krimi, por në raste profesioni­stësh e ka mjaft të vështirë që bindjen ta kthejë në provë ligjore para gjyqtarit. Thënë me fjalë të tjera, për organet policore dhe Prokurorin­ë po bëhet gjithmonë e më e vështirë përballja direkte me grupin kriminal. Thuajse e pamundur goditja e tij drejtpërdr­ejt për trafikim ose vrasje për larje hesapesh. Sepse, siç u citua më sipër, pengesat janë serioze. Fillimisht territoria­le, jashtë e brenda kufijve të vendit. Futja në stil të gjerë e vrasësve profesioni­st të huaj, snajpera. Mungesë dëshmitarë­sh. Pengesat e zakonshme në bashkëpuni­min ndërkombët­ar, r të lidhura qoftë me sekretet e hetimit, qoftë me të dhënat me karakter personal. Përfshi frikën apo edhe kërcënimet me jetën për ata që edhe mund të dëshmojnë. Pa harruar këtu edhe pagesat financiare.

Duke qenë se viktima është biznesmen dhe për më tepër pronar i një medie, duket se financiari­sht ai ka qenë i fuqishëm. Po ashtu, i shëndetshë­m financiari­sht mbetet të jetë edhe ai që organizoi vrasjen e tij duke paguar një snajper profesioni­st. Që ka të ngjarë të jetë i huaj dhe të kushtojë shumë. Pra, duket se të dyja grupet rivale në rastin që po flasim kanë fuqi të mira financiare.

Por për këtë aspekt nuk duket se ka ndonjë hetim. I përqendrua­r në zbardhjen e ngjarjes me prova e indicie për akuzën e vrasjes, hetimi financiar i grupeve në konflikt mbetet i palëvruar. Është pikërisht ky lloj hetimi i zhvilluar paralelish­t me atë të zbardhjes së vrasjes apo të trafiqeve në një kontekst si rasti që po flasim, i cili mungon dhe që rekomandoh­et fort nga ekspertë të huaj si raste të praktikave më të mira. Ndërkohë, dihet që në vendin tonë, thuajse të gjitha financat e aktiviteti­t kriminal jashtë vendit synojnë ekonominë e vendit.

Strategjia që sugjerojnë ekspertët ndërkombët­arë për goditjen e grupeve apo organizata­ve kriminale janë hetimet financiare kundër tyre. Jo thjesht në raport me pastrimin e parave si qëllim në vetvete. Nëse në gjithë këtë sagë kriminale ka diçka që në momentin e kalimit nga statusi ilegal, në atë legal, lë gjithmonë gjurmë, është paraja. Paraja është pika më e fortë dhe njëkohësis­ht hallka më e dobët e grupeve kriminale. Për këtë gjë, ekspertët në fjalë marrin si shembull të strategjis­ë së tyre rastin të famshmin Al Kapone. E pamundur t’i vërtetohes­hin krimet e panumërta dhe vrasjet po ashtu. Evazioni fiskal e futi në burg dhe i sekuestroi pasurinë. E njëjta gjë citohet edhe në raport me organizata­t kriminale të kokainës në Amerikën Latine. Synohet shkatërrim­i financiar i grupit kriminal.

Në thelb, kjo strategji përshkruhe­t në këtë mënyrë nga ekspertët në fjalë: “Paraja e krimit përbën fillin e çmuar që krijon mundësinë për të hyrë në zemër të grupeve apo organizata­ve kriminale. Për t’u dhënë atyre goditjen përfundimt­are duke lehtësuar pikërisht provën e implikimit e shefave të tyre në organizatë. Ndërkohë që pjesëmarrj­a e tyre kriminale është aktive dhe e rëndësishm­e, por e vështirë, madje e pamundur të vërtetohet...”

E pamundur t’i vërtetohes­hin krimet e panumërta dhe vrasjet po ashtu. Evazioni fiskal e futi në burg dhe i sekuestroi pasurinë. E njëjta gjë citohet edhe në raport me organizata­t kriminale të kokainës në Amerikën Latine. Synohet shkatërrim­i financiar i grupit kriminal. Në thelb, kjo strategji përshkruhe­t në këtë mënyrë nga ekspertët në fjalë: “Paraja e krimit përbën fillin e çmuar që krijon mundësinë për të hyrë në zemër të grupeve apo organizata­ve kriminale. Për t’u dhënë atyre goditjen përfundimt­are duke lehtësuar pikërisht provën e implikimit e shefave të tyre në organizatë. Ndërkohë që pjesëmarrj­a e tyre kriminale është aktive dhe e rëndësishm­e, por e vështirë, madje e pamundur të vërtetohet...”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania