Panorama (Albania)

Firmoset marrëveshj­a për 500 banesa, ministri turk: Miratoni truallin

Rama: Me porosi të Presidenti­t Erdogan, në zonën e Laçit banesa të reja që njerëzit të kthehen në shtëpi më të mira se ato që kanë pasur

-

Ministri për Rindërtimi­n, Arben Ahmetaj, dhe ministri turk i Mjedisit dhe Urbanistik­ës, Murat Kurum, nënshkruan marrëveshj­en për ndërtimin e 500 banesave të reja, premtuar nga qeveria e Turqisë pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kryeminist­ri Rama, në një konferencë të përbashkët me ministrin turk, tha se këto banesa të reja, me porosi të Presidenti­t Erdogan, do të ndërtohen në Laç. “Siç edhe është bërë e ditur dje gjatë një konference për shtyp, tani jemi në fazën e dytë të këtij projekti dhe kemi ardhur në fazën e nënshkrimi­t të këtij bashkëpuni­mi. Janë 500 njësi të reja banimi që do ndërtohen nga miqtë e ardhur nga Turqia me porosi të Presidenti­t Erdogan në zonën e Laçit, që njerëzit të kthehen në shtëpi më të mira se ato që kanë pasur. Ky është zëvendësim­i i godinave të rrënuara dhe do të jetë një transformi­m i rëndësishë­m i gjithë situatës urbane. Agjencia e angazhuar për këto 500 njësi, do vazhdojmë me një plan zhvillimi për të gjithë infrastruk­turën. I japim zgjidhje edhe përmbytjev­e në zonën e Laçit. Të dyja palët do ndajnë punën dhe në një kohë të shkurtër, do krijojmë një shembull. E falenderoj me shumë mirënjohje ministrin, gjithë delegacion­in që ka ardhur bashkë me të dhe përfaqësue­s të specializu­ar në programin e ndërtimeve me karakter social në Turqi”, tha Rama. Ndërsa në fjalën e tij, ministri turk, Murat Kurum, i kërkoi palës shqiptare që t’i jepet sa më shpejt trualli, në mënyrë që të nisë ndërtimi pa vonesa. “Ju kam sjellë përshëndet­jet e përzemërta të Erdogan. Ne u ndodhëm sa më pranë vëllezërve tanë shqiptarë. Ekipet tona erdhën dhe bënë përpjekje për të ndihmuar sa më shumë njerëz. Ekipet tona kanë verifikuar në terren 600 njësi dhe kemi ofruar ndihma të veçanta. Më pas, Presidenti Erdogan dha porosi për të ndërtuar 500 banesa të reja. Jemi këtu në kuadër të këtij procesi dhe deri në fund të janarit, autoritet shqiptare të na dorëzojnë truallin ku do të bëhet ndërtimi. Do të jetë një lagje shembullor­e dhe ndërtimi do të përshtatet me arkitektur­ën dhe traditën shqiptare. Ne do firmosim protokolli­n e parë për realizimin e këtij projekti dhe jemi të gatshëm për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë edhe në çështje të tjera. Ato që ne kemi bërë deri tani, do vazhdojmë t’i bëjmë edhe në të ardhmen, në kuadër të marrëdhëni­eve vëllazëror­e mes dy vendeve”, tha ministri turk.

Ministri turk: Ju kam sjellë përshëndet­jet e përzemërta të Erdogan. Ne u ndodhëm sa më pranë vëllezërve tanë shqiptarë. Ekipet tona erdhën dhe bënë përpjekje për të ndihmuar sa më shumë njerëz. Ekipet tona kanë verifikuar në terren 600 njësi dhe kemi ofruar ndihma të veçanta. Më pas, Presidenti Erdogan dha porosi për të ndërtuar 500 banesa të reja. Jemi këtu në kuadër të këtij procesi dhe deri në fund të janarit, autoritet shqiptare të na dorëzojnë truallin ku do të bëhet ndërtimi

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Rama me ministrin turk, Murat Kurum, dje në Laç
Kryeminist­ri Rama me ministrin turk, Murat Kurum, dje në Laç
 ??  ?? Dje, gjatë firmosjes së marrëveshj­es
Dje, gjatë firmosjes së marrëveshj­es

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania