Panorama (Albania)

Kryemadhi: Të plotësohen kushtet e Bundestagu­t

“Nëse nuk hapen negociatat, e ardhmja e Shqipërisë vihet në diskutim”

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, shprehu gatishmëri­në për t’u ulur dhe për të diskutuar për çështjen e Reformës Zgjedhore. Nga një takim në Elbasan, Kryemadhi tha se opozita e bashkuar është gati të japë kontributi­n e vet, pasi sipas saj duhet bërë e pamundura që Shqipëria të hapë negociatat për anëtarësim në BE. Ajo foli për një pakt kombëtar të të gjitha palëve për reformat kryesore të vendit. “Ashtu siç e ka bërë të qartë dhe z. Basha, që është Kryetari i Partisë Demokratik­e dhe drejtuesi i frontit opozitar, ne si opozitë jemi të gatshëm për të ecur përpara, për sa u përket të gjitha propozimev­e të Reformës Zgjedhore, duke menduar që është shumë e rëndësishm­e mbyllja e detyrave të shtëpisë, angazhimi dhe obligimet që ka opozita shqiptare në marrëdhëni­e me kushtet e Bundestagu­t. Por, sigurisht, ka një njeri, i cili nuk do që kjo gjë të ecë, sepse duke mbyllur Reformën Zgjedhore, sigurisht që zotit Rama i vjen hapi i dytë i Reformës Zgjedhore, që janë zgjedhjet. Megjithatë, ky nuk është problemi ynë. Problemi ynë është që Shqipërisë t’i garantohet hapja e negociatav­e. Pse e them hapja e negociatav­e? E them, sepse hapja e negociatav­e është procesi më i rëndësishë­m për garantimin dhe ruajtjen e integritet­it e shtetit shqiptar, se nëse Shqipëria do të marrë një tjetër jo në hapjen e negociatav­e, atëherë e ardhmja e Shqipërisë do të vihet në diskutim. Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për Paktin Kombëtar, që nuk është marrëveshj­e politike, por një pakt që ka të bëjë me realizimin e reformave kryesore siç është Reforma Elektorale, në Arsim, në Shëndetësi dhe në Bujqësi”, tha Kryemadhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania