Panorama (Albania)

Reforma Zgjedhore, diskutohet propozimi i shoqërisë civile

PD dhe PS, gati draftet e punuara në komisionet paralele

-

Reforma Zgjedhore që nuk mundi të përmbyllej brenda vitit të shkuar, për shkak edhe të gjendjes që prodhoi tërmeti i 26 nëntorit, pritet të jetë kryefjala e politikës shqiptare në këta muaj të parë të 2020- ës.

Komisioni Parlamenta­r i Reformës Zgjedhore me PSnë dhe opozitën në Kuvend, nga njëra anë, dhe PD- në me aleatët nga ana tjetër, në këta muaj kanë punuar paralelish­t mbi disa drafte në shumë prej çështjeve që ndajnë palët dhe që janë kërkuar që të ndryshohen. Sistemi zgjedhor, votimi elektronik, vota e emigrantëv­e, administra­ta zgjedhore, reformimi i KQZ- së, financimi i partive, janë vetëm disa nga çështjet e nxehta të Reformës Zgjedhore, për të cilat palët kanë qëndrime të kundërta.

Deri më tani, të gjitha palët janë ulur së bashku për të diskutuar vetëm në dy raste dhe të dyja këto tryeza kanë qenë të organizuar­a nga OSBE- ja. Partia Demokratik­e me aleatët e saj e ka refuzuar ftesën e PS- së për të marrë pjesë në Komisionin Parlamenta­r dhe nga ana e saj ngriti një komision me ekspertët e vet, të cilët po punojnë mbi disa dokumente. Po ashtu, edhe maxhoranca me opozitën parlamenta­re kanë punuar disa drafte të hartuara nga ekspertët e kontraktua­r nga Kuvendi. Në javën që shkoi, organizata e shoqërisë civile, “Nisma Thurje”, depozitoi në Kuvend një projektlig­j të mbështetur nga 50 mijë qytetarë dhe dy deputetë të opozitës së re për të ndryshuar sistemin zgjedhur dhe për të kaluar në proporcion­alin kombëtar me lista të hapura. Ky projektlig­j do të diskutohet në Komisionin Parlamenta­r gjatë këtyre javëve. Deputetët e rinj në Kuvend janë shprehur hapur pro këtij varianti dhe e kanë kushtëzuar pranimin e tij me votën e tyre. PS- ja nuk është shprehur për asnjë lloj sistemi. Po ashtu, edhe Opozita e Bashkuar nuk është ndalur në një sistem të caktuar, por ka vënë theksin në çështjen e dekriminal­izimit.

 ??  ?? Komisioni i Reformës Zgjedhore
Komisioni i Reformës Zgjedhore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania