POROSITE NGA BURGU

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Bashkëshor­ti i Enkeledës, i cili ndodhet në burg, ishte i frikësuar se i vëllai mund t'u bënte keq gruas e vajzës. Ai, herë pas herë, i porosiste të afërmit që shkonin ta takonin në burg, që t'i ruanin nusen dhe vajzën nga i vëllai. Në bisedën e fundit që kishte bërë autorin e dyshuar, kur ky i fundit ka shkuar ta takojë në burg për t'i dërguar fotografit­ë e Enkeledës, ai ishte frikësuar edhe më shumë. Duke qenë se vetë e kishte të pamundur ta mbronte, Elton Çapoku u kishte thënë motrës dhe vëllait tjetër të tij që ta mbanin larg Erdetin nga Enkeleda. Ndërsa u kishte kërkuar që të mos e lejonin të shkonte më në takim me të në burg, sepse nuk donte që të fliste më me të. Sipas dëshmive që kanë dhënë vëllai e motra e autorit të dyshuar, kjo mund të jetë një nga arsyet pse Erdet Çapoku ishte acaruar edhe më shumë kohët e fundit, derisa arriti të vriste kunatën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.