Panorama (Albania)

Viktima e kishte denoncuar për kanosje

-

Rreth 4 muaj më parë, 38- vjeçarja Enkeleda Çapoku, i ishte drejtuar Komisariat­it nr. 5, në Kamzë, ku kishte ngritur disa shqetësime në lidhje me vëllain e burrit, i cili mbrëmjen e së enjtes e vrau. Burime nga Policia thanë se ajo kishte shkuar në Komisariat në muajin shtator dhe pasi ka marrë kontakt me një oficer aty, i ka treguar se kishte probleme me kunatin Erdet Çapoku, por kishte ngurruar që të bënte denoncim. Megjithatë, oficeri i Policisë e ka bindur që të bëjë kallëzim në lidhje me shqetësime­t që ajo kishte, pasi bëhej fjalë për vepër penale. Ajo pretendont­e se kunati e kishte ndjekur në rrugë, e kishte fotografua­r, madje i kishte thënë edhe se do ta vriste. Pasi i është marrë kallëzim 38- vjeçares, dosja është referuar në Prokurori dhe aktualisht çështja ishte nën hetim.

Enkeleda Çapoku, 38- vjeçarja që u masakrua nga kunati i saj të enjten në zonën e Paskuqanit, në Tiranë, u përcoll dje për në banesën e fundit.

Ceremonia mortore nisi në orën 11: 00, nga banesa ku ajo mbeti e vrarë, dhe u mbyll në varrezat e Paskuqanit. Familjarë, të afërm, miq e banorë të zonës i dhanë lamtumirën e fundit 38- vjeçares. Por, bashkëshor­ti i saj mungonte. Elton Çapoku e pati të pamundur të merrte pjesë në varrim, pasi leja që kishte kërkuar nga Drejtoria e Burgjeve, nuk iu aprovua. Nga ana tjetër, mësohet se familjarë të tij ishin të pranishëm në ceremoninë mortore të Enkeledës. Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten, rreth orës 23: 40, në një apartament në katin e dytë të një pallati të vjetër në zonën e Paskuqanit, aty ku jetonte viktima bashkë me vajzën 18 vjeçe dhe nënën e saj. Autori i dyshuar i krimit është Erdet Çapoku, vëllai i burrit të saj. Ky i fundit u largua me biçikletë menjëherë pasi kreu krimin e rëndë, për t'u arrestuar rreth 13 orësh më pas nga shërbimet e Komisariat­it nr. 4, pranë një karburanti në zonën e Laprakës.

KRIMI HORROR Para se të kryente vrasjen, 34- vjeçari Erdet Çapoku kishte qëndruar duke pirë në një lokal jo shumë larg pallatit ku banonte kunata e tij. Më pas, është larguar nga lokali me biçikletë, me të cilën lëvizte gjithmonë, dhe ka shkuar në apartament­in e viktimës. Aty ndodheshin, si çdo natë, 38vjeçarja Enkeleda me vajzën e saj 18 vjeçe dhe nënën, Xhevairen, e cila flinte thuajse çdo natë me to. Siç kanë dëshmuar në Polici, nëna dhe vajza e viktimës, ato ishin shtrirë për të fjetur, kur kanë dëgjuar derën, që dikush i binte me forcë. Pranë derës ka shkuar nëna e viktimës, e cila ka pyetur se kush ishte dhe në momentin që i dyshuari ka folur, ka refuzuar ta hapë. Por brenda pak sekondash, ai e ka hapur derën me forcë, duke e shqyer. Menjëherë sapo është futur brenda, ai është drejtuar te dhoma e gjumit ku ndodhej kunata e tij dhe ka nisur ta godasë me hanxhar në pjesë të ndryshme të trupit e më pas në kokë me një levë hekuri. Enkeleda ka rënë në tokë e përgjakur dhe ka ndërruar jetë brenda 4 minutash. I dyshuari është larguar menjëherë nga vendngjarj­a. Ndërsa aty ka shkuar një patrullë e Komisariat­it nr. 5, që ka mbërritur në kohë rekord, duke qenë se ndodhej shumë pranë vendit të ngjarjes. Megjithatë, autori kishte arritur të largohej. Erdet Çapoku është arrestuar të premten, rreth orës 13: 00, falë informacio­neve që kanë dhënë qytetarë të ndryshëm, të cilët kishin para fotografin­ë e tij në media.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania