Panorama (Albania)

Banorët e Postribës, protestë kundër guroreve

“Prokuroria të nisë hetimet për veprimtari­në e gurores”

-

Banorë të disa fshatrave të Postribës në Shkodër zhvilluan një protestë, pasi sipas tyre një firmë gurore po dëmton ujin e pijshëm për gjithë zonën dhe të gjitha burimet natyrore, duke e bërë atë vend të pajtueshëm. Banorët thonë se u kanë bërë shkresa të gjitha institucio­neve deri te Kryeminist­ri, por thirrjet e tyre kanë shkuar në vesh të shurdhër. Sipas tyre, gurorja punon mbi ujësjellës­in e Postribës dhe ata konsumojnë ujë jo të pastër që kur kanë filluar punimet. “Është shqetësim i madh për ne fakti që kjo gurore vazhdon punimet këtu. Për ne është serioze sepse ka të bëjë me çështje jetike. Si fillim, kjo gurore punon mbi ujësjellës­in që furnizon krejt Postribën, ndërkohë që si shkak i kësaj guroreje, është prishur kanali vaditës që shërben për dhjetëra hektarë tokë dhe të mbjellat thahen nga mungesa e ujit, ndërkohë që shumë vite më parë është bërë sakrificë e madhe që të sigurohet ky kanal vaditës nga të parët tanë dhe sot prishet totalisht. Na është thënë një herë se do futet në tuba, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kjo gurore ka ndikuar në mjedis këtu edhe sa i përket ndotjes ekologjike si shkak i pluhurave të mëdhenj dhe shpatet e malit nuk mund të kulloten nga bagëtitë tona dhe kjo na dëmton shumë, në një kohë që jeta jonë është e lidhur me blegtorinë dhe kështu na ka bërë dëm të madh dhe na e ka ngushtuar jetën shumë. Ndoshta qeverisë dhe institucio­neve të tjera i duket gjë e vogël dhe ndoshta kanë më shumë interesim që ta sjellin qumështin nga Serbia dhe të mos e prodhojmë vetë ne, ta sjellin mishin jo vetëm nga rajoni, por edhe nga Brazili. Politikanë­t duhet ta shohin mirë këtë çështje. Edhe për bimët medicinale jemi të bllokuar si shkak i gurores. Është bllokuar edhe rrjedha e lumit Rrasek dhe banorët e Postribës pinë ujë të ndotur nga mbetjet e gurores që hidhen aty, uji është i papijshëm dhe i ndotur”, shprehet Smajl Braçi, banor i fshatit Domen. Banorët i bëjnë thirrje Prokuroris­ë që të nisë hetimet për këtë gurore që sipas tyre po u shkatërron jetën në të gjitha aspektet. “Prej një viti merremi me këtë çështje, sa në ministri të ndryshme, në zyra të Bashkisë Shkodër dhe nuk po gjejmë zgjidhje. Kjo firmë pretendon se ka bërë edhe një dëgjesë publike me 7 firma dhe sipas tyre, këto 7 firma përfaqësoj­në komuniteti­n e Postribës, që janë mbi 10 mijë banorë”, shprehet Bashkim Uruçi. s. n

 ??  ?? Banorët e Postribës, dje gjatë protestës
Banorët e Postribës, dje gjatë protestës
 ??  ?? Punimet për guroren në Postribë
Punimet për guroren në Postribë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania