Panorama (Albania)

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

-

Spitali i Durrësit u përfshi nga flakët mëngjesin e së shtunës, të cilat rrezikuan jetën e të paktën 100 pacientëve që ndodheshin të shtruar në katër pavijonet që u përfshinë nga zjarri.

Ka mjaftuar një shkëndijë elektrike që katër pavijone të Spitalit të Durrësit të përfshihen nga flakët. Për pasojë, pavijonet e këtij spitali u mbuluan nga tymi, duke krijuar panik te pacientët, të cilët rrezikohes­hin të asfiksohes­hin. Pesë prej tyre, të asfiksuar, u nisën drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Flakët janë konstatuar rreth orës 00: 30, fillimisht në pavijonin e Neurologji­së dhe më pas është përhapur edhe në katet e tjera të spitalit, ku ndodhen repartet e Kirurgjisë, Ortopedisë dhe Okulistikë­s.

NGJARJA Zjarri ka rënë pas mesnatës, ora 00: 25 e 11 janarit 2020, në repartin e Ortopedisë në Spitalin e Durrësit. Më pas, ka përfshirë kabinat elektrike të pavijonit. Si pasojë e zjarrit janë asfiksuar 5 pacientë, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim të specializu­ar, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë, zjarrfikës­it dhe personeli kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë pacientëve nga të katër katet e pavijonit, duke i transferua­r në një pavijon tjetër. Nga "Zjarri ka rënë pas mesnatës, ora 00: 25 e 11 janarit 2020, në repartin e Ortopedisë në Spitalin e Durrësit. Më pas, ka përfshirë kabinat elektrike të pavijonit. Si pasojë e zjarrit janë asfiksuar 5 pacientë, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim të specializu­ar, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë, zjarrfikës­it dhe personeli kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë pacientëve nga të katër katet e pavijonit, duke i transferua­r në një pavijon tjetër. Nga veprimet e para hetimore, rezulton se shkaku i zjarrit ka ardhur si pasojë e përfshirje­s nga zjarri të katër kabinave elektrike të të katër kateve, ku zjarri fillimisht ka nisur në katin e parë dhe ka vazhduar deri në katin e katërt", tha zyrtarisht Policia. veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i zjarrit ka ardhur si pasojë e përfshirje­s nga zjarri të katër kabinave elektrike të të katër kateve, ku zjarri fillimisht ka nisur në katin e parë dhe ka vazhduar deri në katin e katërt. Ndërkohë, u krijua një panik i madh për evakuimin e pacientëve, një pjesë e tyre e kishin të pamundur të ecnin vetë dhe kërkonin asistencën e stafit për të lëvizur nga ambientet ku ndodheshin. Forcat zjarrfikës­e, së bashku me stafin e spitalit, bënë evakuimin e pacientëve në pjesën e paprekur të godinës, ndërsa zjarrfikës­it punuan në shuarjen e zjarrit. Fatmirësis­ht, nga kjo ngjarje nuk u lëndua asnjë pacient, por vetëm pesë prej tyre u asfiksuan dhe u nisën për në Tiranë, pasi salla e oksigjenit në Durrës kishte dalë jashtë përdorimit, ngase ishte mbushur me tym.

HETIMI Shkallët e emergjenca­ve, të cilat Spitali i Durrësit i ka në funksion të plotë, ua bënë më të lehtë punën stafit dhe zjarrfikës­ve për të evakuuar pacientët. Prokuroria e Durrësit dhe Policia lokale nisën hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Nga të dhënat paraprake, ekspertët thonë se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidental­e dhe jo zjarrvënie të qëllimtë. "Nga hetimet fillestare, mendojmë se kemi të bëjmë me një zjarr që është provokuar nga shkëndija elektrike në një prej kabinave që ndodhen në katin e parë të godinës. Për pasojë, zjarri është ngjitur edhe në ambientet e kateve të tjera, nëpërmjet rrjetit elektrik. Pra, që të kuptohemi, nuk kemi të bëjmë me një zjarr të mirëfilltë, që do të thotë, nuk kishim prani të mëdha flakësh, por vetëm tym të zi që shkaktohej nga kabujt elektrikë", thanë ekspertët që po hetojnë ngjarjen. Spitali i Durrësit është përfshirë nga flakët edhe dy herë të tjera, por fatmirësis­ht, në të gjitha rastet, nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm janë dëmtuar instalimet elektrike dhe panelet në pavijone të ndryshme.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania