U dëmtua nga tërmeti, vidhet pallati që u inspektua nga Rama e Vuçiç

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

DURRES - Pallatet e dëmtuara nga tërmeti, të cilat janë shpallur të pabanueshm­e, janë vënë nën shënjestrë­n e hajdutëve. Gjatë ditës, pallatet ruhen nga efektivët e Policisë, me qëllim që të mos futen familjarët, pasi objektet janë të rrezikshme. Por hajdutët përfitojnë nga rasti, që gjatë orëve të natës pallatet nuk ruhen dhe futen në ambientet e brendshme të tyre, duke vjedhur gjithçka gjejnë nëpër apartament­e. Pallati "Jedas", me i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ka rënë gjatë natës pre e hajdutëve. Mëngjesin e djeshëm është konstatuar vjedhja e dy hyrjeve, ku hajdutët kanë shqyer dyert gjatë natës. Në vendngjarj­e ka ardhur Policia shkencore, e cila po ekzaminon gjurmët në dy hyrjet që janë vjedhur. Pallati në fjalë ka 285 hyrje dhe është dëmtuar rëndë në 5 katet e para të tij, bashkë me disa prej kolonave mbajtëse. Kompleksi "Jedas" u inspektua ditë me parë nga kryeminist­rat e rajonit dhe Presidenti serb Vuçiç, të shoqëruar nga Kryeminist­ri Edi Rama. Por e njëjta situatë paraqitet edhe nëpër pallatet e tjera. Shpeshherë, banorët e Durrësit kanë ngritur shqetësimi­n se banesat e tyre po vidhën nga hajdutët, të cilët përfitojnë nga rasti që ata janë shpallur të pabanueshë­m dhe brenda tyre nuk ndodhet asnjë familje.

Shtëpi të vjedhura në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.