Panorama (Albania)

Një faks i koduar dhe letrat në dorë nga Zvicra evituan luftën SHBA- Iran

Mesazhet e koduara mes dy palëve, shumë më të matura sesa retorika e zjarrtë që pamë në ekrane

-

Disa orë pas sulmit amerikan që vrau gjeneralin iranian, Qassem Soleimani, administra­ta Trump i dërgoi një mesazh urgjent Teheranit: Mos e përshkallë­zoni!

Faksi i koduar u dërgua përmes ambasadës zvicerane në Iran, një nga mjetet e pakta të komunikimi­t të drejtpërdr­ejtë, konfidenci­al midis dy palëve, sipas zyrtarëve në SHBA që folën për “Wall Street Journal”. Në ditët që pasuan, Shtëpia e Bardhë dhe udhëheqësi­t iranianë shkëmbyen mesazhe të mëtejshme, të cilat zyrtarët në të dyja vendet i përshkruan­in shumë më të matur sesa retorika e zjarrtë që tregtohej publikisht nga politikanë­t. Një javë më vonë, dhe pas një sulmi hakmarrës raketor iranian në dy baza ushtarake irakiane ku qëndronin trupa amerikane, të cilët nuk shkaktuan viktima, Uashington­i dhe Teherani dukej se po largoheshi­n nga pragu i armiqësive të hapura, të paktën tani për tani. “Ne nuk komunikojm­ë me iranianët aq shumë, por zviceranët kanë luajtur një rol kritik për të përcjellë mesazhe dhe për të shmangur llogaritje­n e gabuar”, tha një zyrtar i lartë amerikan.

Një zëdhënës në misionin e Iranit në Kombet e Bashkuara nuk pranoi të komentojë shkëmbimet, por tha se “ne i vlerësojmë ( zviceranët) për çdo përpjekje që ata bëjnë për të siguruar një kanal efikas për të shkëmbyer mesazhe kur dhe nëse është e nevojshme”. Një zyrtar iranian tha që “kanali mbështetës zviceran” siguroi një urë të mirëpritur komunikimi, kur të gjitha të tjerat ishin djegur. “Në shkretëtir­ë, edhe një pikë uji ka rëndësi”, u shpreh ai. Nga Ambasada Zvicerane, një rezidencë e epokës së Shahut me pamje nga Teherani, roli i vendit si ndërmjetës diplomatik është shtrirë në katër dekada të trazuara dhe në shtatë presidenca, që nga kriza e pengjeve nën Jimmy Carter e deri te marrëveshj­a bërthamore e Barack Obamës.

Shënimi i parë i amerikanëv­e u dërgua menjëherë pasi Uashington­i konfirmoi vdekjen e Gjeneral Soleimanit. Mesazhi mbërriti nëpërmjet një faksi të veçantë të koduar në një dhomë të izoluar të misionit zviceran, metoda më e qëndrueshm­e që nga Revolucion­i Islamik i vitit 1979 për Shtëpinë e Bardhë për të shkëmbyer mesazhe me udhëheqjen e lartë të Iranit. Pajisjet funksionoj­në në një rrjet të sigurt të qeverisë zvicerane që lidh ambasadën e saj në Teheran me Ministrinë e Jashtme në Bern dhe ambasadën e saj në Uashington, sipas diplomatëv­e zviceranë. Vetëm zyrtarët më të lartë kanë kartat kryesore të nevojshme për të përdorur pajisjet. Ambasadori zviceran, Markus Leitner, një diplomat 53- vjeçar në karrierë, i dorëzoi mesazhin amerikan në dorë ministrit të Jashtëm iranian, Javad Zarif, të premten herët në mëngjes, sipas zyrtarëve amerikanë dhe zviceranë.

Ambasadori Leitner nuk ka pranuar të komentojë, sipas “WSJ”. Ministria e Jashtme e Zvicrës konfirmoi se kishte pasur një shkëmbim mesazhesh, por nuk pranoi të komentojë më tej. Ambasadori zviceran viziton rregullish­t Uashington­in për seanca me dyer të mbyllura me Pentagonin, Departamen­tin e Shtetit dhe zyrtarë të inteligjen­cës të etur për të marrë njohuritë e tij për politikën e errët të Iranit.

Leitner i kaloi ditët pas vrasjes së gjeneralit Soleimani në një mision diplomatik në dukje modest, por të një rëndësie të lartë, i krijuar për të lejuar që secila palë të flasë hapur. Ishte një kontrast me kërcënimet e Presidenti­t Trump dhe Zarif. Më 4 janar,

Trump shkroi në “Twitter” se kishte zgjedhur 52 objektiva, përfshirë vendet e trashëgimi­së iraniane për hakmarrje të mundshme nëse Irani kundërpërg­jigjej. Zarif u përgjigj të nesërmen: “... Përmes MIJËVJEÇAR­ËVE të historisë, barbarët kanë ardhur dhe kanë shkatërrua­r qytetet tona, monumentet tona dhe kanë djegur biblioteka­t tona. Ku janë ata tani? Ne jemi akoma këtu dhe jemi në këmbë”. Në të njëjtën ditë, Zarif e thirri ambasadori­n zviceran për të marrë një mesazh të SHBA. Ai ishte më i përmbajtur, sipas zyrtarëve të SHBA. Deklaratat nga të dyja palët ndihmuan në parandalim­in e llogaritje­ve të gabuara, thanë ata. “Kur tensionet me Iranin ishin të larta, Zvicra luajti një rol të dobishëm dhe të besueshëm që të dyja palët e vlerësuan”, tha një zyrtar i lartë i administra­tës Trump. “Sistemi i tyre është si një dritë që nuk fiket kurrë”. Zviceranët kanë shërbyer si lajmëtarë midis Uashington­it dhe Teheranit që nga viti 1980, pas sekuestrim­it të 52 pengjeve në ambasadën amerikane nga revolucion­arët iranianë. Diplomatët zviceranë e quajnë rolin “postier”. Kur Trump rivendosi sanksionet ndaj Iranit, ai u dha zviceranëv­e një numër telefoni për t’ua kaluar iranianëve, duke thënë: “Do të më pëlqente të më telefononi­n”. Deri më tani, Teherani ka vazhduar të flasë përmes zviceranëv­e. Ish- ambasadorë­t zviceranë thonë se kanali diplomatik është efektiv sepse SHBA dhe Irani mund t’i besojnë një mesazhi që do të mbetet konfidenci­al, do të dorëzohet shpejt dhe do të arrijë vetëm marrësit e tij të synuar. Zvicra, me nëntë milionë banorë, pa një ushtri të qëndrueshm­e, paraqet rolin si “postier” për të arritur levën në fuqitë e mëdha, sipas WSJ. Aktualisht, diplomatët zviceranë po punojnë për të marrë dritën e gjelbër të Uashington­it që bankat zvicerane të financojnë eksportet në Iran, që nuk janë subjekt i sanksionev­e, si ushqimi dhe ilaçet. Irani nuk është e vetmja pikë e nxehtë gjeopoliti­ke ku ambasada e Zvicrës përfaqëson interesat e SHBA- së ose vendeve të tjera pas prishjes së marrëdhëni­eve diplomatik­e. Zviceranët tani ndërmjetës­ojnë përfaqësim­in e Iranit në Arabinë Saudite, Gjeorgjisë në Rusi dhe Turqisë në Libi.

 ??  ?? Presidenti Trump gjatë adresimit të kombit, më 8 janar
Presidenti Trump gjatë adresimit të kombit, më 8 janar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania