Panorama (Albania)

Si shpëtoi gjenerali i dytë i shënjestru­ar në Jemen, në të njëjtën kohë me Soleimanin

-

Tensionet mes SHBA dhe Iranit u përshkallë­zuan javën e kaluar pasi Presidenti Donald Trump urdhëroi një sulm preciz, që vrau komandanti­n iranian Qassem Soleimani. Soleimani ishte duke komplotuar “sulme të menjëhersh­me” ndaj amerikanëv­e, sipas Trump, i cili shtoi se aksioni ishte marrë për të ndaluar një luftë. Pentagoni fajësoi Soleimanin dhe forcën e tij Quds për sulme në bazat e koalicioni­t në Irak muajt e fundit, përfshirë sulmin e 27 dhjetorit që vrau një kontraktue­s amerikan dhe personelin irakian si dhe sulmin e ambasadës amerikane në Bagdad, më 31 dhjetor. Por tensionet mund të ishin edhe më të larta se kaq. Në planet e Uashington­it kishte qenë edhe vrasja e një tjetër gjenerali iranian në Jemen. Sipas “Washington Post”, forcat amerikane kryen një tjetër mision të lartë sekret kundër Abdul Reza Shahlai, një financier dhe komandant kryesor në elitën “Quds Force” të Iranit, që ka qenë aktiv në Jemen. Sulmi nuk rezultoi në vdekjen e tij, sipas katër zyrtarëve amerikanë të njohur me çështjen. Vrasja e Qassem Soleimanit javën e kaluar ishte pjesë e një operacioni më të gjerë nga sa u shpjegua më parë, duke ngritur pyetje nëse misioni ishte krijuar për të dëmtuar udhëheqjen e Trupave të Gardës Revolucion­are Islamike apo vetëm për të parandalua­r një sulm të afërt ndaj amerikanëv­e në rajon, siç u tha fillimisht. Zyrtarët e ShBA thanë për “Washington Post” që operacioni kundër Shahlai mbetet shumë i klasifikua­r, dhe shumë nuk pranuan të ofrojnë detaje përveç që të thoshin se dështoi. Zyrtarët në Pentagon dhe në komandat ushtarake në Florida po monitoroni­n të dyja sulmet dhe kishin diskutuar për njoftimin e tyre së bashku, nëse do të kishin shkuar mirë. Të dyja sulmet ishin të autorizuar­a afërsisht në të njëjtën kohë dhe Shtetet e Bashkuara nuk folën për misionin ndaj Shahlai sepse nuk shkoi sipas planit. Shahlai mund të jetë në shënjestër në të ardhmen, megjithëse të dyja vendet kanë sinjalizua­r interes për të ulur përshkallë­zimin e krizës për vrasjen e Soleimanit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania