Panorama (Albania)

Ibra ngjall Milanin, me Leaon i japin “gaz”

Suedezi debuton si titullar dhe vulos fitoren me një gol

-

Kaljari njollos fanellën e 120- vjetorit me humbjen e katërt radhazi, ndërkohë që i jep rivalit mundësinë të rikthehet të fitorja pas tri ndeshjesh pa gola. Dita për Kaljarin nis që në 7 të mëngjesit kur përpara dyqanit të klubit shpaloset fanella speciale e përvjetori­t të 120- të. Maran, pavarësish­t humbjeve radhazi, propozon të njëjtin ekip, ndërkohë që homologu e miku, Pioli, shpaketon një Milan të rreshtuar me 4- 4- 2. Vendësit e nisin mirë duke qarkulluar e vrapuar më shumë se "Djalli", ndërsa emocionet e para vijnë në minutën e 20- të kur Romanjoli, duke u përplasur me Donarumën, për pak sa nuk u jep mundësi kuqebluve të shënojnë. Për thuajse gjysmë ore, Zlatan Ibrahimovi­ç duket pak, për të mos thënë aspak, por pikërisht në minutën e 30- të, suedezi "peshkohet" në zonë nga Leao, por duhet një mrekulli e Olsenit dhe shtylla për të ngrirë buzëqeshje­n e miqve. Këta të fundit reagojnë me Simeonen e Nandezin që për pak sa nuk shënon nga distanca, por Donaruma, që kishte gabuar daljen, korrigjon gjithçka po vetë. Çalhanoglu është përpjekja e fundit e Milanit për të gjetur golin nga jashtë zone, por turku merr një ulërimë nga Ibra dhe zhduket nga ndeshja deri në daljen nga fusha në pjesën e dytë.

REAGIM - Përveçse në fushë, suedezi do të ketë bërtitur edhe në dhomat e zhveshjes, sepse shokët e tij sjellin golin e parë pas vetëm disa sekondash. Kastijeho vertikaliz­on për Leaon që duke e përplasur topin në tokë dhe në këmbën e Pizakanes, kapërcen Olsenin. Skuadra e Maran vuan "grushtin" e beftë dhe reagimi nuk vjen. Kuqezinjtë kuptojnë momentin dhe nuk e heqin këmbën nga gazi. Pioli largon Çalhanoglu­në për Bonaventur­ën dhe vula mbi takimin vendoset nga Ibrahimovi­ç pak sekonda më pas. 38- vjeçari i asistuar nga Hernandez godet saktë me të majtën. Minutat e mbetura janë më shumë fizike, me suedezin që gjen edhe golin e dytë, por që i anulohet me të drejtë për pozicion jashtë loje. Pioli humbet Kalabrian për dëmtim, por Konti e dublon

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania