Gafa, portieri Ospina i dhuron Lacios fitoren e 10- të radhazi

Panorama (Albania) - - SPORT -

Lacio triumfoi me rezultatin 1- 0 ndaj Napolit duke siguruar fitoren e 10- të radhazi në Serinë A. Një gafë e portierit Ospina në minutën e 82- të mjaftoi për kryeqyteta­sit për të siguruar 3 pikë të arta dhe për të vijuar ndjekjen e rrugëtimit të Juventusit dhe Interit. Gardiani kolumbian e teproi me mbajtjen e topit, ndërkohë që bomberi Imobile përfitoi nga situata, duke rrëmbyer sferën dhe duke gjetur rrugën e rrjetës. Me këtë triumf të kaltrit u ngjitën në kuotën e 42 pikëve në 18 ndeshje, 3 më pak se Interi dhe Juventusi. Për sa i përket Napolit, skuadra e Gatuzos është duke kaluar një moment negativ, ku në 5 ndeshjet e fundit ka siguruar vetëm 1 fitore. Vlen për t'u theksuar se në sfidën e djeshme u aktivizuan titullarë 2 futbollist­ët e Kombëtares, Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha, të cilët bënë paraqitje tepër pozitive në fushë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.