Panorama (Albania)

Suedezi: Rinovimi? Më duhet t'i jap Milanit kampionati­n

-

Pesë ndeshjet e fundit dhe në të pesta rastet ka shënuar. Kaljarit dukshëm i sjell fat Zlatan Ibrahimovi­ç, i cili dje u kthye te goli me Milanin dhe në Serinë A pas një agjërimi që i zgjati 7 vite e 250 ditë. Realizimi i fundit italian është ai i majit të 2012- ës, në derbin e humbur nga Milani 4- 2 kundër Interit. Shifrat nuk janë gjithçka, por diçka tregojnë e jo më kot numri 21 kuqezi është mes lojtarëve që ka luajtur dhe ka shënuar në secilën prej katër dekadave të fundit. Pas dy vjetësh në Amerikë, 38- vjeçari zgjodhi Milanin për rikthimin e tij në futbollin e rëndësishë­m dhe frytet e para po dallohen. Lidhur me situatën e ekipit të ri dhe gjendjen e tij, sulmuesi ka folur pas fitores me "SKY".

Si e gjykoni ndeshjen tuaj, sidomos meqë nuk ishit gati për 90 minuta?

Pozitive do të thosha. Në fillim të sfidës gabova disa pasime të thjeshta, por në të tilla rrethana ka rëndësi çdo minutë në fushë. Vetëm kështu mund të rigjej formën time më të mirë.

Donit që të parin ta shënonit në "San Siro", por nuk besoj se tifozët janë mërzitur. Sa rëndësi ka goli për ju?

Për një sulmues raporti me golat është shumë i rëndësishë­m, por akoma më rëndësi ka shëndeti. Nëse ndihem mirë, edhe golat do të vijnë natyrshëm.

Gjithsesi, festuat duke imituar Zotin...

Ua kisha premtuar tifozëve të Milanit në "San Siro". Festoj në atë mënyrë sepse ashtu ndihem gjallë.

Përse trajneri juaj tha se nuk ishit gati për 90 minutat?

Sepse trajneri kërkon të jetë i kujdesshëm dhe mendon shumë për moshën time. Truri im ka mbetur i njëjti, fizikut i duhet vetëm që të ndjekë urdhrat.

Pas provave me 4- 3- 3, sot kaluat te 44- 2 që dha fryte në aspektin e rezultatit. Cila është skema e duhur sipas jush?

Kundër Kaljarit luajtëm me dy sulmues dhe dy lojtarë krahu, që duhet të më ndihmonin mua dhe Leaon. Mund të them se na shkoi mirë, por nuk ishte rastësi. Gjatë javës kemi punuar si duhet dhe tri pikët janë rezultat i djersës në stërvitje dhe gjatë takimit.

Si e gjykoni momentin që po kalon Milani?

Është herët për të dhënë vlerësime, të cilado natyre qofshin. Unë dua të ndihmoj sa më shumë dhe uroj që të vazhdojmë në rrugën e nisur me këtë fitore. Vërtetë që vuajmë, por rezultatet vijnë me punë dhe sakrificë.

Me një paraqitje të tillë, edhe zgjatja e kontratës me një tjetër vit duket e mundur apo jo?

Për të qëndruar edhe një sezon tjetër, më duhet që të fitoj kampionati­n dhe diçka e tillë më duket e vështirë. ( qesh)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania