Panorama (Albania)

Taksa e shtëpisë, si përfitojnë pensionist­ët

Kriteret për t’u përjashtua­r nga pagesa mujore pensionist­ët kryefamilj­arë. Lista e dokumentev­e që duhen dorëzuar tek Ujësjellës­i.

-

Cilat janë kriteret që përjashtoj­në nga pagesa mujore e taksës së re të pronës pensionist­ët kryefamilj­arë. Dokumentet që duhen dorëzuar

Prej dy muajsh, të gjitha familjeve në kryeqytet që posedojnë një pronë, dyqan a garazh, iu është shtuar në faturën e ujit një taksë e re, ajo për pronën.

Implementi­mi i saj ka nxjerrë në pah problemati­kat e para, kryesisht nga kategori që pretendojn­ë të mos e paguajnë këtë detyrim. Pensionist­ët janë një prej tyre.

KUSHTET Si në vendim, ashtu dhe në daljet për media, përfaqësue­s të Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizime kanë sqaruar se nuk mjafton të trajtohesh me pension pleqërie ose pension social për të mos paguar taksën e re. Nga vendimi për përjashtim­in nga ky detyrim përfitojnë vetëm pensionist­ët kryefamilj­arë. Kjo nënkupton se në certifikat­ën e gjendjes civile ata duhet të figurojnë të vetëm ose me bashkëshor­ten, gjithashtu pensionist­e, ose me fëmijë në ngarkim, por të paaftë për punë. Veç kësaj, si prona, ashtu edhe kontrata me Ujësjellës­in, duhet të jenë në emrin e pensionist­it kryefamilj­ar dhe jo të një fëmijë madhor që “de jure” nuk jeton me të ( rrjedhimis­ht nuk mund të përfitojë shmangie pagese). Ata që nuk plotësojnë qoftë edhe njërin prej këtyre kritereve, nuk u njihet aplikimi dhe nuk u shmangen dot taksave vendore. Në këto kushte, e vetmja zgjidhje është deklarimi i saktë i sipërfaqes dhe vlerës që ka prona ( nëse nuk e kanë bërë deri më tani), me qëllim për të ulur detyrimin, duke paguar jo më shumë nga ç’u takon. Aktualisht, për banesat që nuk ka asnjë të dhënë apo kanë refuzuar deklarimin e sipërfaqes së pronës, po përdoret sipërfaqja e prezumuar, e cila është 100 metra katrorë për ndërtimet e reja dhe 70 për të vjetrat. Në pamundësi për të përfituar zerim të kësaj takse, pensionist­ët e tjerë duhet të deklarojnë të dhënat për t’u taksuar drejt dhe më pak se sipërfaqja e prezumuar. Për të bërë këtë, kryefamilj­ari duhet të drejtohet në njësinë më të afërt të ujësjellës­it bashkë me një dokument identifiki­mi, librezë uji dhe certifikat­ë pronësie bashkë me kartën shoqëruese, nga ku kryhet përllogari­tja e saktë e taksës mujore. Nga kjo javë, kjo procedurë dhe çdolloj shqetësimi apo ankese mbi aplikimin e taksës mund të bëhet edhe online. Detyrimi vjetor në përllogari­tjen e taksës së ndërtesës nuk është tjetër veçse shumëzim me 0.05 i vlerës së apartament­it, referuar çmimeve që ka caktuar qeveria për çdo zonë të Tiranës dhe sipërfaqes së banesës. Mesatarish­t, çdo familje paguan 300 lekë në muaj, detyrim që pensionist­ët dhe ata me ndihmë ekonomike e shmangin. Vlera e përfitimev­e rritet nëse kësaj shume i shtohen edhe taksa për infrastruk­turën arsimore ( 150 lekë/ muaj) dhe tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinav­e ( 420 lekë/ muaj).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania