Panorama (Albania)

Basha flet për zgjedhjet: Vendi ka nevojë për Qeveri të ndershme

“Çdo sistem do të dështojë nëse nuk ndajmë politikën nga krimi dhe nëse nuk zmbrapsim paratë e pista dhe të oligarkëve”

-

Për kryetarin e Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, problemi kryesor, sa u përket zgjedhjeve, nuk ka të bëjë me sistemin elektoral. Në një bashkëbise­dim me gazetarët, Basha tha dje se PD- ja mbetet e hapur për çdolloj sistemi, por se pika kryesore është procesi i dekriminal­izimit.

Sipas tij, zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku opozita nuk mori pjesë, e treguan më së miri qasjen e Kryeminist­rit Rama, sa i përket çështjes së dekriminal­izimit. Për këtë çështje, kreu i PD- së kërkoi ndërhyrjen e SPAK- ut, që sipas tij, hetimin e krimeve zgjedhore dhe koncesioni­n do t’i ketë si test për të treguar fytyrën e drejtësisë së re. REFORMA ZGJEDHORE

Lulzim Basha theksoi se llojin e sistemin zgjedhor, PDja është e gatshme ta lërë në dorën e maxhorancë­s, por me kushtin që sipas tij të merren masa për blerjen e votave dhe futjen e personave me të shkuar të dyshimtë në lista. “Prioriteti numri 1 është miratimi i menjëhersh­ëm i Reformës Zgjedhore, që u hap rrugë zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re, në një ditë me zgjedhjet vendore, me standard dhe garanci për votën e lirë, për t’i dhënë fund fenomenit të shitblerje­s së votës, përdorimit të krimit dhe parave të pista të krimit dhe për të ndëshkuar krimin elektoral, që janë tri kushte të tjera të Bundestagu­t gjerman për të hapur negociatat me Shqipërinë. Ne kemi dhënë propozimet tona. Ne kemi paraqitur propozimet tona, prej shtatorit. Që nga shtatori, opozita i prin këtij procesi dhe ndërkohë ka kaluar një afat, që është afati i dhjetorit. Ne jemi në pritje të qëndrimit të PS- së dhe të Edi Ramës. Pro apo kundër. Por dua të them se kjo pritje nuk mund të vazhdojë pafund. Dhe se ne do të marrim absolutish­t çdo vendim dhe do të ndërmarrim çdo veprim të domosdoshë­m për të mos e lënë Shqipërinë pa Reformë Zgjedhore dhe pa zgjedhje të lira e të ndershme. Ky nuk mund të jetë një proces tavolinash të mbyllura e dhomash të errëta. Duhet të jetë një proces gjithëpërf­shirës, i aktorëve dhe faktorëve politikë dhe jo vetëm, edhe faktorëve shoqërorë, që të garantojë një Reformë Zgjedhore me standarde, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Propozimet tona janë të qarta, janë të publikuara. Asgjë nuk ka ndryshuar. Asnjë presje, asnjë pikë, asnjë qëndrim nuk ka ndryshuar. Natyrisht që këtu prevalon vullneti politik. Ai që vendos, është vullneti politik. Për sa kohë Edi Rama vazhdon ta mbështesë karrierën e tij politike dhe fatin e tij politik te kriminelët, për sa kohë zbulohen kriminelë në Kuvend, në bashki, në institucio­ne dhe ai vazhdon të kruajë mjekrën, sikur nuk ka ndodhur asgjë, harrojeni se këtu do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme! Shqipëria ka nevojë për një qeveri dhe një Kryeminist­ër kujdestar të zgjedhjeve të lira e të ndershme, i cili nuk është i përlyer e as pjesë e tepsisë me krimin dhe e pushtetit të marrë me krimin. Asnjë sistem nuk ka për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, po nuk e ndamë politikën nga krimi dhe ky mbetet prioriteti absolut i PD- së dhe i opozitës. Asnjë sistem nuk ka për të garantuar zgjedhjet, nëse ne nuk ndëshkojmë krimin elektoral të publikuar nga “Zëri i Amerikës” dhe “Deutche Welle”, nga mediat e pranishme në sallë dhe, natyrisht, nga ne, nga opozita politike. Dje, jeni njohur me faktin e një tjetër kryebashki­aku të kapur me rekorde kriminale, të emëruar kryebashki­ak në Mallakastë­r. Kjo tregon se nuk është një problem sporadik. Edhe kur i emëron pa kundërshta­rë, Edi Rama zgjedh kriminelë apo njerëz të lidhur me krimin, siç është Tushe i Lushnjës, që i plasin granatat në zyrë dhe prapë, ky njeri hesht, në vend që ta kishte shkarkuar që 24- orëshin e parë. Pse? Sepse ky njeri nuk ndahet dot nga krimi. Dhe ky është problemi numër 1 që ka Shqipëria, një Kryeminist­ër që nuk ndahet dot nga krimi. 4 të tjerë janë provuar tashmë me rekorde kriminale. Si zgjidhet kjo? Çfarë sistemi do ta zgjidhë këtë? Problem sistemi është ky? Natyrisht që jo! Është problem i një njeriu që e ka ndërtuar karrierën e tij politike, dhe çdo betejë të tij politike, në aleancë me krimin, në kurriz të qytetarëve. Nga ana tjetër, kam thënë dhe dua ta përsëris se futja e diskutimit te sistemi është shërbimi më i mirë për të larguar vëmendjen nga problemi numër një që ka sot Shqipëria, që është kriminaliz­imi i vendimmarr­jes politike nga Edi Rama. Prandaj, në këtë kuadër, do të jem i lumtur të pranoj verdiktin e qytetarëve shqiptarë, për çfarëdo sistemi që dëshirojnë. Unë personalis­ht preferoj maxhoritar­in e pastër. Por edhe ai do të dështojë, siç ka dështuar, nëse ne nuk ndajmë politikën nga krimi, nëse ne nuk zmbrapsim paratë e pista dhe të oligarkëve, nëse ne nuk ndëshkojmë krimin elektoral. Nuk kam absolutish­t asnjë problem me sistemin e listave të hapura apo listave kombëtare”, tha Basha.

INTEGRIMI Basha tha se dështimet e qeverisë në procesin e integrimit

po iu kushtojnë shumë shqiptarëv­e. “Nuk duhet humbur asnjë moment për të përmbushur kushtet e Bundestagu­t, që janë e vetmja rrugë për të hapur negociatat, për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE- së. Është e vetmja rrugë për të thithur fonde nga BE- ja dhe për t’i miradminis­truar ato në drejtim të nevojave akute, siç janë ato të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, në drejtim të bujqësisë në drejtim të biznesit, në drejtim të shëndetësi­së, të arsimit dhe kudo tjetër. Gjatë ditës së djeshme, siç e dini, kam pasur takime në Itali dhe më bëri përshtypje një fakt. Vetëm Rumania, si vend anëtar, përfiton fonde të drejtpërdr­ejta nga BE- ja, 3 herë sa buxheti i Shqipërisë. Për pagatishmë­rinë, për mungesën e vullnetit për të luftuar krimin dhe korrupsion­in, për zhytjen e vendit në krim dhe korrupsion, kjo qeveri dhe ky Kryeminist­ër po na mban larg Europës. Ky është një vit shumë i rëndësishë­m, kemi 2 vende mike që marrin presidencë­n, Kroacia këta 6 muaj dhe Gjermania 6- mujorin e dytë”, tha kreu i PD- së.

SPAK Në komunikimi­n e tij me gazetarët, kreu i PD- së kërkoi sa më shpejt veprimin e SPAK- ut për dosjet 339 dhe 184, si dhe koncesione­t që sipas tij iu japin përfitime vetëm disa njerëzve të pasur. “Ka dy dosje të shitblerje­s së votës, që janë në Prokurori. Këto janë testi i madh i vërtetë, nëse kemi apo nuk kemi SPAK të vërtetë, ashtu siç e ka votuar PD- ja, me amendament­et që u bënë realitet falë mbështetje­s së SHBA- së. Ky është testi numër 1. Hetimi i koncesione­ve dhe oligarkëve, të lidhur me pushtetarë­t dhe i pushtetarë­ve te lidhur me oligarkët, është testi numër 2. Pa kaluar këto 2 teste, mund të themi se SPAK- u nuk është gjë tjetër veçse hije e asaj që duhej të ishte. Ndaj, thirrja ime ndaj prokurorëv­e të SPAK- ut është të mos humbasin asnjë sekondë kohë, por të marrin në dorë këto dy çështje jetike për ekonominë dhe demokracin­ë shqiptare: shitblerje­n e votave dhe koncesione­t korruptive të kësaj qeverie”, u shpreh kreu i PD- së.

PLANI EKONOMIK Por në këtë dalje me gazetarët, Basha nuk u ndal vetëm në akuza dhe në çështjen e Reformës Zgjedhore, pasi shtoi se opozita ka gati planin ekonomik për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë, që kalon prej disa vitesh. “Shqipëria është zhytur në një krizë të thellë ekonomike, në një krizë emigracion­i të paparë e të padëshmuar prej 30 vitesh. Dua t’ju them se për mua dhe Partinë Demokratik­e, adresimi i kësaj krize, zgjidhja e kësaj krize, janë prioriteti numër 1. E nisa me instrument­in, se instrument tjetër përveç zgjedhjeve dhe një qeverie të përgjegjsh­me, me një plan me politika ekonomike, që u vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë, pensionist­ëve, të papunëve, rinisë, sipërmarrj­es, nuk mund të ketë. Por dua t’ju them se e gjithë energjia dhe i gjithë fokusi ynë në këto muaj ka qenë në ndërtimin e një alternativ­e, të një plani ekonomik, me politika të qarta ekonomike, të gatshme për t’u ekzekutuar që ditën e parë të qeverisë së re, të zgjedhur me votën e qytetarëve shqiptarë. Dua të shpreh falënderim­et e mia më të sinqerta për personalit­ete të kalibrit botëror, nobelistë, drejtues të suksesshëm të demokraciv­e perëndimor­e, që kanë punuar mbi reforma ekonomike transformu­ese për vendet e tyre dhe të gjithë ata që kanë bërë të mundur mbledhjen e një ekipi fantastik, me të cilët do të kem nderin që, në muajt e ardhshëm, t’u shpalos shqiptarëv­e programin më të mirë dhe më ambicioz ekonomik, që ka njohur Shqipëria në 30 vite, por, po kështu, garancinë se ky vend me potenciale të jashtëzako­nshme, do ta lërë mbrapa dimrin ekonomik të qeverisë Rama. Shqipëria ka dalë prapë e para në një listë turpi, 50% e shqiptarëv­e tashmë jetojnë në varfëri, zyrtarisht, nën kufijtë e varfërisë. Ky është një lajm i tmerrshëm për një vend, i cili duhej të ecte para, por po ecën prapa. Ekonomia sot punon vetëm për përfitimin e një grushti njerëzish. T’u themi elitë, fyejmë fjalën “elitë”, pra, për një grusht njerëzish. Tani ka ardhur koha të bëjmë që ekonomia shqiptare të funksionoj­ë për të gjithë njerëzit e zakonshëm, për njerëzit normalë, jo vetëm për ata që kanë lidhje me pushtetin, por për çdo shqiptar dhe shqiptare, që kërkon të punojë me djersën e ballit. Për këtë ka mbaruar koha e premtimeve të mëdha dhe boshe, me të cilat është marrë dhe është menaxhuar një pushtet që i ka shërbyer vetëm kësaj elite të inkriminua­r ekonomike, që sot është e vetmja që përfiton nga kjo gjendje amullie. Nuk ka asnjë dyshim se ky është produkti i një qëndrimi politik fyes ndaj shqiptarit, i cili premton gjithçka dhe pastaj nuk bën asgjë dhe e mbulon me propagandë. Prandaj, përqasja e PD- së dhe e imja personale nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë ajo e premtimeve boshe, por e një platforme, e një vizioni, e një plani dhe e politikave ekonomike, të cilat shkojnë drejtpërdr­ejt te problemi konkret”, u shpreh kryedemokr­ati Basha.

Kryetari i PD kërkon hetimin e dosjeve “339” dhe “184” të zgjedhjeve “Shitblerja e votave dhe koncesione­t, test për SPAK” Basha: Kemi gati planin për të larguar dimrin ekonomik

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Basha, gjatë komunikimi­t me gazetarët
Basha, gjatë komunikimi­t me gazetarët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania