APLIKIMI PËR PËRJASHTIM

Panorama (Albania) - - SOCIALE -

Procedura e aplikimit për përjashtim nga taksa për ndërtesën dhe dy taksat e tjera vendore që vilen përmes UKT- së, është e njëjtë për të tria. Në rast se plotësojnë kushtet e vendosura, bazuar në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, pensionist­ët mund të aplikojnë në çdo kohë. Gjithë çfarë duhet të bëjnë është të paraqiten në njësinë administra­tive, ku duhet të vërtetojnë përmes dokumentev­e se janë pjesë e një prej katër kategorive që bashkia ka vendosur t’u zerojë detyrimet mujore, për të cilat si agjent tatimor shërben UKT- ja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.