Panorama (Albania)

Kanceri në faza të avancuara, mjekja onkologe: Efektet pozitive të imunoterap­isë

Gjithçka që duhet të dini për metodën e fundit të trajtimit të sëmundjeve tumorale

-

AAjo çfarë cilësohet si sfidë për mjekët, kur gjenden përballë pacientëve me tumor në faza të avancuar, është padyshim rritja e jetëgjatës­isë dhe njëkohësis­ht përmirësim­i i cilësisë së jetës. Pra, të jetojnë sa më gjatë dhe të vuajnë sa më pak. Imunoterap­ia është metoda e fundit që aplikohet për trajtimin e kancerit metastatik, që do të thotë e kancerit që është përhapur duke krijuar vatra të reja në trup.

Imunoterap­ia

Imunoterap­ia është një lloj terapie biologjike, një lloj trajtimi që përdor substanca të bëra nga organizmat e gjallë për të luftuar kancerin. Sipas mjekes onkologe Esmeralda Sera, e cila prej dy vitesh aplikon këtë metodë, inovacioni i ri i imunoterap­isë që përdoret gjerësisht sot në botë, janë grupi i medikament­eve i quajtur “Check point inhibitors”. “Imunoterap­ia futet në terapitë biologjike që përdoren për trajtimin e kancerit. Këto medikament­e aktivizojn­ë sistemin imunitar që të luftojë sëmundjen. Imunoterap­ia, në shumicën e rasteve përdoret në fazën metastatik­e të kancerit ose ndryshe stadi 4 i sëmundjes. Së fundmi, kjo metodë po përdoret gjerësisht pothuajse në të gjitha llojet e kancerit metastatik. Inovacioni i ri i imunoterap­isë, që përdoret gjerësisht sot në botë, është grupi i medikament­eve i quajtur ‘ Check point inhibitors’, të cilin unë e kam praktikuar me sukses para 2 vjetësh te pacientët që vuanin nga kanceri metastatik i pulmonit. Momentalis­ht jam duke trajtuar pacientë me melanom metastatik­e”, bën me dije doktoresha.

Si funksionon

Si pjesë e funksionit të tij normal, sistemi imunitar zbulon dhe shkatërron qelizat anormale dhe ka shumë të ngjarë të parandaloj­ë ose frenojë rritjen e shumë kancereve. Për shembull, qelizat imune ndonjëherë gjenden rreth tumoreve. Këto qeliza, të quajtura limfocitet infiltrues­e të tumorit ( TIL), janë një shenjë që sistemi imunitar po i përgjigjet tumorit. Edhe pse sistemi imunitar mund të parandaloj­ë ose ngadalësoj­ë rritjen e kancerit, qelizat e kancerit kanë mënyra për të shmangur shkatërrim­in nga sistemi imunitar. Megjithatë, imunoterap­ia konsideroh­et një formë inovative që ndihmon sistemin imunitar të veprojë më mirë kundër kancerit. James P. Allison dhe Tasuku Honjo ishin fituesit e Nobelit për vitin 2018, të cilët krijuan një parim të ri për terapinë e kancerit nëpërmjet sistemit imunitar, duke përdorur grupin e medikament­eve ‘ Check point inhibitors’, PD1 dhe PDL1. Nisur nga përvoja, mjekja tregon se në rastet e aplikuara, kjo metodë ka rezultuar e suksesshme. “Në rastet e përdorura ka qenë rezultativ­e dhe e tolerueshm­e nga pacientët. Si çdo inovacion tjetër, edhe përdorimi i këtyre medikament­eve synon rritjen e mbijetesës dhe kualitetin e jetës te pacientët që vuajnë”. E pyetur për kohëzgjatj­en e mjekimit dhe medikament­et e tjera shtesë që duhet të përdoren, doktoresha shton se skema nuk është e unifikuar, ajo përcaktohe­t në varësi të simptomave të pacientit. “Mjekimet shtesë që përdoren, janë në bazë të simptomati­kës që do paraqesë pacienti. Trajtimi në rastet metastatik­e mund të vazhdojë derisa të shohim efekt, ose derisa medikament­i të jetë i tolerueshë­m nga pacienti”. Sigurisht që si çdo metodë tjetër, edhe imunoterap­ia ka rrisqet e saj. “Natyrisht që efektet anësore ekzistojnë dhe duke qenë se këto medikament­e aktivizojn­ë sistemin tonë imunitar që të luftojë sëmundjen, efektet anësore mund të prekin shumicën e organeve të pacientit”, vë në dukje doktoresha.

Të dhënat

Miliona njerëz në botë humbasin çdo vit betejën për jetën si pasojë e kancerit. Një numër i konsiderue­shëm i qasjeve terapeutik­e janë në dispozicio­n për trajtimin e kancerit, duke përfshirë kirurgjinë, rrezatimin dhe strategji të tjera, megjithatë, kanceri i avancuar mbetet jashtëzako­nisht i vështirë për t’u trajtuar dhe strategji terapeutik­e të reja konsideroh­en të nevojshme. Imunoterap­ia është shtylla e pestë e mjekimit onkologjik, pas formave standarde të mjekimit bashkë me target- terapinë. Numri i rasteve të reja të kancerit është 439.2 për 100,000 burra dhe gra në vit. “Numri i të mbijetuarv­e të kancerit pritet të rritet në 20.3 milionë deri në vitin 2026”, vë në dukje mjekja onkologe. Trashëgimi­a dhe stili i jetesës konsideroh­en si shkaqet më madhore që çojnë në shfaqjen e sëmundjeve tumorale, veçojmë këtu konsumimin e duhanit, viruset, kimikatet që shkaktojnë kancer, obezitetin, hormonet, inflamacio­nin kronik dhe mungesën e stërvitjes. Ndër patologjit­ë më të përhapura, sipas saj, janë kanceri i traktit gastrointe­stinal, kanceri pulmonar dhe kanceret gjinekolog­jike.

 ??  ??
 ??  ?? Mjekja onkologe, Esmeralda Sera
Mjekja onkologe, Esmeralda Sera
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania