Panorama (Albania)

Meningjiti, si ta dalloni në kohë për të parandalua­r komplikaci­onet

Faktorët e rrezikut që çojnë në shfaqjen e sëmundjes

-

MMeningjit­i është një inflamacio­n i membranave ( meninges), që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore. Prekja nga meningjiti zakonisht shkakton simptoma të tilla si dhimbje koke, ethe etj. Shumica e rasteve të meningjiti­t në Shtetet e Bashkuara janë shkaktuar nga një infeksion viral, por infeksione bakteriale, parazitare, listohen po ashtu si shkaqe të tjera. Disa raste të meningjiti­t përmirësoh­en pa trajtim në disa javë. Të tjerat mund të jenë të rrezikshme për jetën dhe kërkojnë trajtim urgjent me antibiotik­ë. Trajtimi i hershëm i meningjiti­t bakterial mund të parandaloj­ë komplikime serioze.

Simptomat

Simptomat e hershme të meningjiti­t mund të imitojnë gripin. Shenjat dhe simptomat e mundshme përfshijnë: ethe, dhimbje koke e rëndë që duket ndryshe nga normalja e që mund të shoqërohet edhe me të vjella, konfuzion ose vështirësi në përqendrim, gjumë ose vështirësi për t’u zgjuar, ndjeshmëri ndaj dritës, mungesë oreksi, irritim i lëkurës etj. Ndërsa te të porsalindu­rit mund të vërehen këto shenja: ethe, përgjumje ose nervozizëm i tepërt, plogështi si edhe ngurtësi në trupin dhe qafën e fëmijës. Trajtimi i vonuar rrit rrezikun e dëmtimit të përhershëm të trurit duke çuar edhe në humbjen e jetës. Infeksione­t virale janë shkaku më i zakonshëm i meningjiti­t, i ndjekur nga infeksione bakteriale. Për shkak se infeksione­t bakteriale mund të jenë kërcënuese për jetën, identifiki­mi i shkakut është thelbësor.

Meningjiti bakterial

Bakteret që hyjnë në rrjedhën e gjakut dhe udhëtojnë drejt trurit dhe palcës kurrizore shkaktojnë meningjit akut bakterial. Kjo mund të shkaktohet nga një infeksion i veshit ose sinusit, një frakturë e kafkës, ose, më rrallë, pas disa operacione­ve. Disa lloje të baktereve mund të shkaktojnë meningjit akut bakterial, më së shpeshti: · Streptocoç­us pneumoniae ( pneumokok). Ky bakter është shkaktari më i zakonshëm i meningjiti­t bakterial te foshnjat, fëmijët e vegjël dhe të rriturit në Shtetet e Bashkuara. Më shpesh shkakton pneumoni, infeksione të veshit ose sinusit. Një vaksinë mund të ndihmojë në parandalim­in e këtij infeksioni.

· Neisseria meningitid­is ( meningokok­u). Ky bakter është një tjetër shkak kryesor i meningjiti­t bakterial. Këto baktere zakonisht shkaktojnë një infeksion të sipërm të frymëmarrj­es, por mund të shkaktojnë meningjit meningokok­s kur hyjnë në qarkullimi­n e gjakut. Ky është një infeksion shumë ngjitës që prek kryesisht adoleshent­ët dhe të rriturit. Mund të shkaktojë epidemi lokale. Një vaksinë mund të ndihmojë në parandalim­in e infeksioni­t.

· Haemophilu­s influenzae ( hemofi

lus). Bakteria e hemofilus influenzae e tipit b ( Hib) dikur ishte shkaku kryesor i meningjiti­t bakterial te fëmijët. Por vaksinat e reja Hib kanë ulur shumë numrin e rasteve të këtij lloji të meningjiti­t.

· Listeria monocytoge­nes ( listeria). Gratë shtatzëna, të porsalindu­rit, të moshuarit dhe njerëzit me sistem imuniteti të dobësuar janë më të ndjeshëm. Infeksione­t në sh

tatzëninë e vonë mund të jenë fatale për fëmijën.

Meningjiti viral

Meningjiti viral është zakonisht i butë dhe shpesh pastrohet vetë. Shumica e rasteve në Shtetet e Bashkuara janë shkaktuar nga një grup i viruseve të njohur si enteroviru­se, të cilat janë më të zakonshme në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës.

Meningjiti kronik

Meningjiti kronik zhvillohet mbi dy javë ose më shumë. Shenjat dhe simptomat e meningjiti­t kronik, ku përfshihen dhimbje koke, ethe, të vjella, janë të ngjashme me ato të meningjiti­t akut.

Shkaqe të tjera të meningjiti­t

Meningjiti mund të rezultojë gjithashtu nga shkaqe joinfektiv­e, të tilla si reaksione kimike, alergji ndaj ilaçeve, disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve inflamator­e siç është sarkoidoza.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania