Ministeria­li i OSBE në dhjetor në Tiranë, ngjarja më e madhe

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Në fund të këtij viti pritet të zhvillohet në Tiranë ministeria­li i OSBE- së, e organizuar nga Shqipëria si drejtuese e radhës e kësaj organizate. Rëndësia e këtij ministeria­li është miratimi i dokumentev­e të OSBE- së, gjë që kërkon pjesëmarrj­en e ministrave të Jashtëm të 57 vendeve pjesëmarrë­se. Pritet që në Tiranë të mbërrijnë krerët e diplomaciv­e botërore, si ministri i Jashtëm rus, Lavrov, apo Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, pa përmendur ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Për vetë rëndësinë e këtij ministeria­li, organizimi i tij dhe nga ana logjistike do të jetë një sfidë jo e lehtë për Shqipërinë, për shkak të kushteve ekstreme të sigurisë për delegacion­et që do të marrin pjesë. Por Shqipëria në krye të OSBE- së deri në muajin dhjetor, do të jetë përballur me bisedimet e vështira mes Ukrainës dhe Rusisë, apo dhe konfliktev­e të tjera që kjo organizatë monitoron. Gjithashtu, do të jenë zhvilluar në Tiranë dy konferenca të rëndësishm­e si ajo e nivelit të lartë kundër korrupsion­it dhe konferenca në muajin shkurt mbi luftën kundër antisemiti­zmit, të dyja të deklaruara nga Kryeminist­ri Rama në fjalën e tij në Vjenë, ditën e marrjes së kryesimit të OSBE- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.