“Ramës ia kërkuan emërimin e Bushatit”

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ish- Kryeminist­ri Berisha, përmes një statusi dje në "Facebook", shprehet se emërimi i Ditmir Bushatit si i dërguar i posaçëm pranë kreut të OSBEsë i është kërkuar me detyrim Kryeminist­rit Rama. "Për shkaqe të shumta, si lidhjet me drogën, krimin, korrupsion­in e shfrenuar të qeverisë, zgjedhjet moniste dhe mungesën e shtetit ligjor, pati dhe ide- mendime për t'ia hequr fare këtë të drejtë të fituar nga qeveria shqiptare në vitin 2006. Por anulimi i vendimit të vitit 2006, i marrë në unanimitet nga të gjitha vendet anëtare, kërkonte konsensusi­n e plotë të tyre dhe kjo ishte e pamundur të realizohej. Por, duke ditur se vendi që është shpallur dje diktaturë ka dy ministra të Jashtëm, Kallam Diplomatin dhe Minak Qesharakun, bir Selman i nënës, cilin të qaj më parë. Shqipërisë iu kërkua me emër dhe mbiemër që të caktonte Bushatin ministër për OSBE- në, të cilin do ta quajnë si i dërguari i posaçëm për të mos u bërë vendi me tre ministra", shkruan Berisha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.