Ish- kryebashki­aku i Vorës, Kajmaku, pritet të fitojë lirinë

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ish- kryetari për pak muaj i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, pritet të fitojë sot lirinë. Kjo pasi shefja e protokolli­t në Bashkinë e Vorës ka ndryshuar dëshminë për falsifikim dokumentes­h. Sot është përcaktuar seanca dhe pritet që gjyqtari Kujtim Vranici, i njëjti që ka dhënë vendimin për ish- kryebashki­akun e Vorës, të ndryshojë masën e sigurisë nga “Arrest në burg”, në “Detyrim paraqitjej­e”. Burime për “Balkanweb” bënë me dije se është përgatitur vendimi për zbutjen e masës së sigurisë ndaj tij dhe Kajmaku, i cili ndodhej në arrati, mund të jetë i lirë të mbrojë veten nga akuzat. Agim Kajmaku është në kërkim pas urdhërarre­stit të Prokuroris­ë dhe ndodhet në arrati. Më 12 nëntor, Gjykata e Tiranës vendosi “Arrest në burg” në mungesë për ishkreun e Bashkisë Vorë, një ditë pasi më parë Prokuroria lëshoi urdhërarre­stin për të. Ndërsa më 21 nëntor, Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi të njëjtën masë për ish- kryebashki­akun e Vorës, i cili u shkarkua nga KQZ- ja, më 1 nëntor, pasi shkeli ligjin e dekriminal­izimit, duke fshehur një dënim në Greqi. Prokuroria nisi hetimet për të dhe e akuzon për disa vepra penale, si “Shpërdorim detyre”, sipas nenit 248 të Kodit Penal, “Falsifikim­i i formularëv­e”, neni 190 i Kodit Penal, dhe “Ushtrim i funksionev­e pas dhënies fund të detyrës”, neni 249 i Kodit Penal. Akuza e fundit ka të bëjë me një vendim të Kajmakut, të marrë pas shkarkimit nga KQZ- ja. Mësohet se pas vendimit të KQZ- së, Kajmaku ka shkarkuar nga detyra dy nënkryetar­ët e bashkisë, megjithëse edhe vetë ishte zyrtarisht i shkarkuar si titullar i Bashkisë Vorë. Kryebashki­aku Kajmaku u akuzua nga Partia Demokratik­e se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikim­it të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e dekriminal­izimit. Akuzat e PDsë u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithsh­me, e cila pasi bëri verifikimi­n e shenjave të gishtërinj­ve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinj­ve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person. Fillimisht, ai i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë, por pas konfirmimi­t nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj. Deri më tani, Partia Demokratik­e ka denoncuar 4 kryebashki­akë të PS- së, të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Valdrin Pjetri, në Shkodër, u largua para se të betohej para Këshillit Bashkiak, ndërsa Kajmaku u shkarkua nga KQZ- ja brenda pak muajsh. Ndërkohë, procesi vijon për Mark Babanin në Malësinë e Madhe dhe për Qerim Ismailajn në Bashkinë e Mallakastr­ës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.