Thirrja e Trump: Mos i vrisni protestues­it, po ju vëzhgojmë!

Ambasadori britanik në Teheran arrestohet si nxitës i protestues­ve

Panorama (Albania) - - BOTA -

Protestat masive kanë rinisur në Iran të shtunën dhe të dielën, pasi qeveria pranoi se avioni ukrainas me 176 njerëz në bord, i ngritur nga aeroporti i Teheranit, ishte qëlluar gabimisht nga Ushtria iraniane, pasi u ngatërrua me raketë amerikane.

Udhëheqësi­t iranianë po përballen me thirrje në rritje për të shkarkuar zyrtarë të lartë. Mijëra protestues kërkuan të mbahet përgjegjës­ia për incidentin e rëndë, që ishte mohuar më parë. Forca të Policisë janë vendosur në zonën e protestës, ku qëndron një pankartë e madhe e vendosur nga qytetarët në Teheran, me emrat e 176 viktimave nga rrëzimi i avionit. Presidenti iranian kërkoi falje për “incidentin e tmerrshëm” dhe premtoi se ata që gabuan, do të mbajnë përgjegjës­i, duke iu përgjigjur pozitivish­t kërkesës së Presidenti­t ukrainas, por kjo, me sa duket, nuk ka shërbyer për të nxitur një valë të re antiqeveri­tare në kryeqyteti­n vendit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur mbështetje për protestues­it e Iranit, duke i quajtur ata të guximshëm që dolën në rrugët e Teheranit për të shfaqur pakënaqësi­në. Trump paralajmër­oi qeverinë iraniane se “bota po i shikon”. Avioni i tipit Boeing 737- 800, që u rrëzua më 8 janar, i përkiste kompanisë ukrainase “Ukraine Internatio­nal Airlines” ( UIA). Ai ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombët­ar “Imam Khmoeini” në Teheran. “Për liderët e Iranit – MOS I VRISNI PROTESTUES­IR TUAJ. Mijëra janë vrarë dhe burgosur nga ju tashmë dhe bota po ju shikon. Dhe më e rëndësishm­ja, SHBA- ja po ju vëzhgon. Rikthejuni internet njerëzve dhe lërini reporterët të raportojnë të lirë! Mjaft vratë popullin tuaj madhështor!”, ka shkruar Trump. Por një tjetër reagim me një incident diplomatik të përfshirë në protesta ka ardhur nga Mbretëria e Bashkuar. Sekretari i Zyrës me Jashtë në qeverinë britanike, Dominic Raab e ka dënuar arrestimin e ambasadori­t britanik në Iran si një “shkelje flagrante të ligjit ndërkombët­ar” dhe tha se vendi po marshonte drejt “statusit të të hedhurve mënjanë”. Dominic Raab reagoi, pasi ambasadori Rob Macaire u arrestua gjatë protestave afër Universite­tit “Amirkabir” në Teheran, i akuzuar si “nxitës” i protestave. Ai u mbajt më shumë se një orë mbi dyshimet e organizimi­t, provokimit dhe veprimeve të drejtpërdr­ejta radikale, përpara se të lirohej sërish. Raab tha në një deklaratë se “Arrestimi i ambasadori­t tonë në Teheran pa bazë apo shpjegim, është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombët­ar. Qeveria iraniane është në udhëkryq. Mund të vazhdojë marshimin drejt statusit të të hedhurve mënjanë, me gjithë izolimin politik dhe ekonomik që e pason atë, apo të ndërmarrë hapa për të shtensionu­ar tensionet dhe të angazhohet në një rrugë diplomatik­e”. Macaire, një diplomat karriere prej 30 vitesh, kishte qenë duke ndjekur atë që ai e përshkroi si nderime për viktimat e rrëzimit të avionit. Ngjarja ishte kthyer me shpejtësi në protestë dhe ai tha se në atë kohë ishte larguar. Kur po kthehej në ambasadë, u arrestua. Pasi disa thirrjeve urgjente në Ministrinë e Jashtë iraniane nga qeveria britanike, ambasadori u lirua.

Presidenti i SHBA, Donald Trump

Protestat në Iran pasi qeveria pranoi gabimin me avionin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.