Nga Milani te Çelsi, interesim i çmendur për Kumbullën

Panorama (Albania) - - SPORT -

E gjithë Europa me sytë nga Kumbulla. Po, 19- vjeçari i Kombëtares, në ndeshjen e 13- të si titullar në edicionin debutues në Serinë A, ka luajtur, teksa të paktën dhjetë klube europiane kanë dërguar vëzhguesit e tyre zyrtarë për të mbajtur shënime për paraqitjen. "Sky Sport" ka publikuar listën e klubeve që kanë dërguar përfaqësue­sit e tyre në tribunë gjatë ndeshjes Verona

Xhenoa, 2- 1, për të ndjekur Kumbullën. Bëhet fjalë për Mançester Junajtid, Çelsin, Juventusin, Milanin, Borusian e Dortmundit, Atalantën, Betisin, Fiorentinë­n, Sauthempto­nin, Sevijën dhe Eintrahtin e Frankfurti­t. Milani është një prej ekipeve që e ka emergjencë një mbrojtës të kalibrit të 19vjeçarit, që ofron siguri. Simon Kjaer, për 6 muaj, aq më tepër si i huazuar, nuk mund të jetë një zgjidhje për problemet e Milanit në mungesë mbrojtësis­h. Largimi i Kaldarës duhet kompensuar me një afrim perspektiv­e dhe Maldini e Boban kanë identifiku­ar te Marash Kumbulla përforcimi­n ideal për merkaton e verës. Lajmin e ka dhënë ditën e djeshme "Sky Sport 24", sipas së cilës, drejtuesit e "Djallit" kanë dërguar në Veronë emisarë për të parë nga afër paraqitjen e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.