“Rrudhe buzët që në takimin e parë”, vëllai i Silva Turdiut përgjigje Nexhmije Hoxhës: E prishe fejesën nga xhelozia

“Enveri fillimisht nuk ishte kundër asaj fejese. Më ka treguar Silva që atë ditë, se Nexhmija mblidhte buzët”

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - Silva Turdiu 04. 04. 2004

“Xhelozia e dibranes ia bëri gropën shoqes së vet të ngushtë dhe fëmijëve të saj”.

Kështu shprehet Parid Turdiu, teksa sheh se si emri i së motrës, Silvës, dhe i familjes së tij përmendet sërish në një tjetër libër të Nexhmije Hoxhës. Në librin e saj “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, hedhur në treg pak ditë më parë, Nexhmije Hoxha i lë një hapësirë të konsiderue­shme raportit mes Enverit dhe Mehmet Shehut. Nexhmije Hoxha, tashmë 99 vjeç, i rikthehet edhe një herë çështjes së fejesës së të birit të Kryeminist­rit me vajzën e pedagogut Qazim Turdiu. Duke bërë edhe një herë “biografinë” e familjes së Silva Turdiut, sidomos anës së të ëmës, që i përkiste derës së Pipajve, në librin e saj ajo tregon se si e priti Enver Hoxha fejesën e Skënderit me Silva Turdiun.

Pas publikimit të librit ka reaguar edhe vëllai i Silva Turdiut. Përmes një statusi në “Facebook”, ai shprehet se ishte pikërisht Nexhmija ajo, që për shkak të xhelozisë nxiti Enverin që të detyronte Mehmet Shehun të prishte fejesën e të birit. Në një tjetër status të ditës së djeshme, Turdiu thotë se Nexhmije Hoxha duhet të ishte dënuar ashtu si Çausheskët në Rumani. “Nuk duhen vrarë e persekutua­r njerëz. Pse jetonin të gjithë, me kuç e me maç, në sarajet e Enverit në Bllok dhe jo në banesa të zakonshme si gjithë populli?! Nexhi duhej të ishte dënuar me vdekje nga gjykata si Çausheskët, për krime ndaj njerëzimit”, shkruan Parid Turdiu. REAGIMI I PARID

TURDIUT “Nexhi paska shkruar një libër të ri; i ka ngelur gozhdë fejesa e Silvës, por gozhdë floriri, se Nexhi shet libra dhe bën lekë me historinë, ku Enveri dhe ajo ishin xhelatët, kurse viktimat janë njerëz të tjerë.

Mos duhet hedhur në gjyq për t’ia marrë lekët?

Enveri dhe Mehmeti kanë kryer krime kundër njerëzimit ( si shumë fyhrerë, presidentë, sulltanë e pashallarë të botës, në popujt e vet dhe të huaj). Erdhi koha e lartësimit të të drejtave të njeriut dhe mirë bëri Kaceli që fitoi gjyqin për ta hequr emrin e Mehmetit nga një rrugë në Mallakastë­r, se ka vrarë e persekutua­r njerëz të pafajshëm.

Por, shqiptarçe Mehmeti ishte burrë më i mirë se Enveri, i cili tradhtonte shokët e vet dhe vriste familjet e tyre. Enveri fillimisht nuk ishte kundër asaj fejese. Ia futi xixat Nexhmija. Më ka treguar Silva që atë ditë, se Nexhmija mblidhte buzët. Xhelozia e dibranes ia bëri gropën shoqes së vet të ngushtë dhe fëmijëve të saj.

Unë isha i ri dhe nuk e kuptoja, por e kam menduar më vonë: Çfarë opsionesh kishte babai im për ta kundërshtu­ar atë fejesë?! Çfarë opsionesh ka Irani para USA?

Në kuadrin e nuancave të historisë, me atë fejesë Mehmeti tregoi se donte ta mbyllte luftën e klasave. Ai që desh të ruante shtypjen e shqiptarëv­e nga shqiptarët, përçarjen, urrejtjen ishte Enveri. Por më kot, se regjimi çnjerëzor implodoi pas pak vjetësh. Viktimat u sakrifikua­n kot.

Jeta dhe bota janë të vështira. Një popull i vogël europian duhet të jetë i bashkuar, me drejtësi e solidarite­t”.

mera dhe nuk linte rast pa dalë në fotografi) dhe do të kenë ngelur në aparatin e ndonjërit prej fotografëv­e të Bllokut. Fantazia e “komplotit” të fotografiv­e është një maket në miniaturë i konstruksi­oneve fantastike të komploteve të paqena në trurin diabetik enverian. Ato që Enveri dhe Nexhmija kanë shkruar për faktet që unë i di dhe njerëzit që unë i njoh, janë pothuajse të gjitha gënjeshtra. Po të përdorim metodën e arsyetimit me induksion, shumica e gjërave që kanë thënë edhe për të tjerët duhet të jenë gënjeshtra. Megjithatë, nuk është e vështirë “to read between the lines” në kujtimet e Nexhmijes: Situata në udhëheqjen e Partisë ishte mbytëse. “Shokët” ( tashmë të plakur dhe të rrjedhur) urrenin njëri- tjetrin, ruanin nëpër kasaforta dokumente “komprometu­ese” për shoku- shokun dhe mezi prisnin që dikush të gabonte e t’i suleshin si qen të uritur. Enveri ndiqte taktikën “përça dhe sundo”, Kadriu donte t’i zinte vendin Mehmetit, ndërsa Ramizi synonte largpamësi­sht karrigen e Enverit. “Shoqet” përdornin taktikat e plakave ziliqare për t’u futur xixat pleqve: “E di ti Enver se çfarë biografie ka e fejuara e Skënderit? Po kolltukët e rinj të Fiqiretit i vure re? I kanë më të mira se tonat. Meqë ra fjala, Turdiu i ka vënë notë të keqe Pranverës në matematikë”.

Dhe kulmi i absurditet­it, aq sa futet në kategorinë e qesharakes, është sajesa enveriane se poliagjent­i Mehmet Shehu mori urdhër të prerë nga shërbimet e huaja që të vrasë Enver Hoxhën për të përmbysur regjimin në Shqipëri. Këtë nuk e bëri dot, sepse ishte shumë “e vështirë” ( ndonëse me dhjetë veta mund ta pushtoje të tërë Bllokun). Atëherë, si variant i dytë për të përmbysur regjimin, fejoi djalin! ( Është shumë më e pranueshme që një individ inteligjen­t si Mehmet Shehu, nën influencën modernizue­se të djemve të tij, ta kishte kuptuar më në fund kotësinë vëllavrasë­se të luftës së klasave dhe ta shikonte këtë fejesë si një mjet për ta përmirësua­r regjimin dhe jo përmbysur atë).

Të kthehemi në kohën e tashme:

Mirë se Enveri ishte i çmendur dhe ka vdekur, por ty Nexhmije Hoxha, po të flas si grua dhe si nënë, si nuk të vjen turp që nuk shpëtove shoqen tënde të ngushtë të shkollës e të luftës dhe fëmijët e saj që u rritën bashkë me fëmijët tuaj.

Kadriu donte t’i zinte vendin Mehmetit, ndërsa Ramizi synonte largpamësi­sht karrigen e Enverit. “Shoqet” përdornin taktikat e plakave ziliqare për t’u futur xixat pleqve: “E di ti Enver se çfarë biografie ka e fejuara e Skënderit? Po kolltukët e rinj të Fiqiretit i vure re?

FAMILJET HOXHA DHE SHEHU PER FEJESEN E SILVA TURDIUT ME DJALIN E MEHMETIT

FAMILJA HOXHA DHE FAMILJA SHEHU ME ÇIFTIN E SAPOFEJUAR, SILVA TURDIU DHE SKENDER SHEHU

Parid Turdiu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.