ARGUMENTET E PRESIDENTI­T

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Shqetësime­t për përhapjen e lajmeve të rreme apo ndikimit negativ të dezinformi­mit, duhet të adresohen në mënyrë të tillë që çdo mjet ligjor mbrojtës ndaj këtyre fenomeneve të mos rrezikojë në asnjë rast, të vendosë në disbalancë, apo të krijojë rrezikun e keqpërdori­mit të këtyre mjeteve ligjore për të cenuar të drejtën për informacio­n, lirinë e shprehjes dhe të medias apo dhe lirinë për veprimtari ekonomike, të drejta këto që gëzojnë mbrojtje të posaçme nga Kushtetuta dhe aktet ndërkombët­are.

Disa dispozita të ligjit "Për mediat audioviziv­e" bien në kundërshti­m me:

• Parimet themelore kushtetues­e të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcion­alitetit; • Dispozitat kushtetues­e që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit; • Jurisprude­ncën e Gjykatës Kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshm­e për zbatim; • Nuk janë në harmoni me standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.