Panorama (Albania)

Dëshmitë për vrasjen makabër të 51- vjeçares: Shkuam për të blerë drogë, ai e përdhunoi

RREFIMET PER KRIMIN NE MALLAKASTE­R. ÇFARE THONE SHOKET E NIPIT TE BURRIT

-

Dëshmitë tronditëse të dy 16- vjeçarëve të akuzuar për vrasjen e ndodhur më datë 5 janar në Mallakastë­r zbardhin se si ndodhi ngjarja. Në dosjen e plotë të Prokuroris­ë të zbardhur nga gazeta "Panorama", thuhet se 26- vjeçari Ervis Zotaj e mohon përfshirje­n e tij në vrasjen e Drita Saliajt, si dhe shoqërinë me dy të miturit, Luis Saliaj dhe Sindi Shehaj. Ndërkohë, dëshmia e këtij të fundit ka nxjerrë fakte tronditëse për ngjarjen. Fillimisht u dyshua se krimi në Gjerbës të Mallakastr­ës kishte ndodhur pas një grabitjeje në shtëpinë e 51- vjeçares. Por 16- vjeçari ka treguar se gjithçka ka ndodhur pas pazareve për shitblerje­n e hashashit. Sipas tij, i dyshuari Ervis Zotaj ka kryer marrëdhëni­e seksuale me dhunë me 50vjeçaren, i cili më pas, në bashkëpuni­m me Luis Saliajn, e ka lidhur viktimën duke e transportu­ar trupin për në rezervuari­n e fshatit. "Është afruar te dritarja dhe ka parë që Ervisi i ka hequr me dhunë pantallona­t Dritës e pas kësaj ka kryer marrëdhëni­e seksuale me të. Ndërkohë që Ervisi kryente marrëdhëni­e seksuale, Luisi ka dalë jashtë ku ka gjetur dy litarë, me të cilët e kanë lidhur Dritën. Pas kësaj, Ervisi dhe Luisi i kanë futur në gojë një shall dhe e kanë nxjerrë jashtë duke e mbajtur në krahë dhe e kanë çuar te makina e Ervisit", thuhet në dosje. Ndërkohë, nipi i burrit të viktimës, i vënë nën akuzë për "Vrasje me paramendim", ka rrëfyer para oficerëve të Policisë Gjyqësore se nuk ka marrë pjesë në ngjarje, duke thënë se atë natë ka qenë 20 metra larg nga shtëpia e Dritës. Dëshmitë e tre të rinjve kanë qenë të ndryshme nga njëra- tjetra. Askush nga të arrestuari­t nuk ka pranuar që të ketë dhunuar deri në vdekje shtetasen Drita Saliaj.

 ??  ?? Të arrestuari­t në Gjykatë
Të arrestuari­t në Gjykatë
 ??  ?? BANESA KU NDODHI KRIMI
BANESA KU NDODHI KRIMI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania