Panorama (Albania)

Pasojat fatale të “centralizm­it demokratik”

- ARTAN FUGA

Studiuestë njohur të mod eleve sociale dhe politike kanë analizuar edhe sistemin e centralizu­ar, që ishte karakteris­tikë e shoqërive që vetëquhesh­in socialiste. Ishte fjala për atë që kishte marrë emrin “centralizë­m demokratik”, sepse pretendont­e që realizonte dhe një sistem të centralizu­ar, por edhe demokratik!!! Autorë si Karl Popper, si Hayek, etj., kanë shpjeguar se këto shoqëri...

të centralizu­ara jo vetëm nuk mund të jenë afatgjatë demokratik­e, por janë edhe të dështuara dhe rrëzohen, shkojnë e vidhisen rrugëve të historisë, pikërisht në sajë të centralizm­it të tyre.

Këta autorë të mëdhenj kanë argumentua­r që sado i zoti, i mençur, apo humanist të jetë personi në majë të këtij sistemi të centralizu­ar, gradualish­t ai bëhet viktima e sistemit që ka ngritur vetë dhe medoemos shkon drejt katastrofë­s së tij dhe të shoqërisë.

Është si një makinë pa frena që merr të tatëpjetën. Drejtuesi i saj, sado i zoti të jetë, sa më shumë makina shkon teposhtë, aq më pak e kontrollon atë, përkundraz­i bëhet skllav i saj. Këto janë zbulime të përbotshme shkencore që nuk ka ngelur që dikush nga Shqipëria e vockël t’i kundërshto­jë, t’i hedhë poshtë, apo t’i vendosi në dyshim.

Aktualisht, sistemi politik i Shqipërisë i ngjan një “centralizm­i demokratik” alla socialist sado që demokracia është sinonim i decentrali­zimit. Të gjitha pushtetet janë mbledhur në pak duar, deputetët votohen në listë, veprojnë në grup dhe drejtohen nga qeveria dhe partia, institucio­net janë të centralizu­ara politikish­t.

Një shoqëri piramidale, sikurse e kam shpjeguar te libri im i fundit SHOQERIA PIRAMIDALE.

Cilat janë argumentet që përdorin të interesuar­it për ta mbrojtur dhe justifikua­r centralizm­in “demokratik”? Pak a shumë janë tre të tillë. I pari na thotë që “centralizm­i demokratik” është i mirë meqë ai na mbron nga populizmi dhe se në një shoqëri demokratik­e nëse vendimmarr­ja decentrali­zohet, mund të krijohet kaos dhe me një fjalë nuk e merr vesh i pari të dytin.

Po ta shohim këtë argument krejt fals dhe ta ballafaqoj­më me faktet do të shohim se sikurse argumenton Hayek, Popper, etj., do të na dalë krejt e kundërta. Centralizm­i “demokratik” si piramidë vendimmarr­ëse krijon kaos, amulli, anarki. Duket si paradoks, por ja që askush nuk e vendos në dyshim që centralizm­i, piramidali­zimi i vendimmarr­jes dhe anarkia sociale shkojnë së bashku. Janë shokë të ngushtë, janë miq.

Shihni vitin që kaloi. Sa kohë, mund, sa dëme, sa shumë e dëmtuam imazhin e vendit, me protesta të dhunshme, me gaz lotsjellës, me ulërima, përplasje në rrugë. Një kaos social i paparë, pikërisht për shkak të një centralizi­mi të tejskajshë­m në vendimmarr­je që pati si pasojë largimin e opozitës nga Parlamenti dhe të gjitha pasoja e tjera të ardhura prej këndej.

Sistemi i centralizu­ar prodhon anarki dhe rrëmujë, kaos dhe padituri, sepse njëshi në krye të gjithë sistemit nuk mund të dijë më shumë sesa njohuritë e tij të kufizuara.

Të tjerët poshtë tij, deputetë, nëpunës, ministra, këshilltar­ë, nuk bëjnë tjetër, veçse përsërisin me fjalë atë që shohin si dëshira në sytë e tij. Askush nuk guxon të kundërshto­jë numrin një të sistemit piramidal. Të gjithë mendojnë me kokën e shefit, kurse koka e shefit pretendon më kot që të mundet t’i japë zgjidhje të gjitha problemeve të panumërta që i ka centralizu­ar në duart e tij.

Argumenti i dytë në mbrojtje të “centralizm­it demokratik” është se gjoja ai me anë të listave të mbyllura, na pengoka që individë të pasur të blejnë votat e elektorati­t dhe ta manipulojn­ë atë. Në këtë mënyrë, pretendohe­t që lista e mbyllura të kandidatëv­e që caktohen nga kryetarët e partive, na mbrojnë nga demagogët, nga ata që trafikojnë pasuri dhe mjete financiare.

Edhe ky argument është një budallallë­k me brirë nëse i drejtohemi përvojës së këtyre viteve.

Deputetët e caktuar nga kryetari mund të mos jenë të gjithë trafikantë, por dihet që nuk janë deputetë si individë. Ata nuk kanë treguar asnjë pavarësi nga dëshirat e kryetarit dhe nuk kanë asnjë iniciativë. Duke na mbrojtur nga deputetët e këqij, në fakt, na kanë lënë pa deputetë të vërtetë.

Këta individë, që vetëm deputetë nuk janë, janë, në fakt, deputetë të këqij, jo si individë, por si pjesëtarë të një sistemi të centralizu­ar.

Deputetë, jo trafikantë!!! Sa na kanë dalë të lidhur me vepra kriminale nga deputetët dhe nga kryetarët e bashkive sot!!!

Ndërkaq, edhe opozita e pa shumë mirë se çfarë kandidatës­h për deputet kishte caktuar nga ata që sot i bëjnë fresk qeverisjes.

Argumenti i tretë pro qeverisjes së centralizu­ar është se gjoja duke e mbajtur vendimmarr­jen në pak duar, Shqipëria nuk ka rrezik të shpërqendr­ohet, por ruan orientimin properëndi­mor për integrimin europian. Një ose disa vetë kontrolloh­en më mirë nga aleatët perëndimor­ë sesa qindra e mijëra persona që marrin pjesë në vendimmarr­je!!!

Edhe kjo na doli një gënjeshtër me brirë!!! Faktet vërtetojnë që një njeri i vetëm në vendimmarr­je e pëson më lehtë presionin nga forca joeuropian­e dhe joperëndim­ore. Në vend të shohim drejt Brukselit, Strasburgu­t apo Berlinit, shohim pastaj drejt Shkupit dhe Beogradit duke u mbyllur brenda një Ballkani - viktimë e nacionaliz­mave të mëdha e të pashoqe.

Po ashtu, centralizm­i “demokratik” shpartallo­n nëpunësinë, administra­tën, që del jashtë kontrollit, sistemin e drejtësisë, të mediave dhe kështu nuk arrin të plotësojë standardet e integrimit europian.

Shoqëria piramidale nuk e kryen dot integrimin europian. Ajo hidhet sa nga Gadishulli i Ballkanit, drejt ngushticës të Bosforit, i afrohet dhe i largohet sipas konjuktura­ve Portës të Branderbur­gut, fyen deri presidenti­n e aleatit tonë kryesor gjeostrate­gjik, sulmon shtete dinjitoze si Holanda etj., si edhe kërkon të aventurojë duke u futur pa ia kërkuar njeri në mes të konfliktev­e të mëdha botërore, ta zëmë si ai midis Uashington­it dhe Teheranit.

Kushdo që përpiqet ende nga Shqipëria e vockël të kundërshto­jë tezën e madhe të shkencës botërore, sipas së cilës centralizm­i prodhon të gjitha këto disfunksio­ne, gabon.

Shoqëria piramidale nuk e kryen dot integrimin europian. Ajo hidhet sa nga Gadishulli i Ballkanit, drejt ngushticës të Bosforit, i afrohet dhe i largohet sipas konjuktura­ve Portës të Branderbur­gut, fyen deri presidenti­n e aleatit tonë kryesor gjeostrate­gjik, sulmon shtete dinjitoze si Holanda etj., si edhe kërkon të aventurojë duke u futur pa ia kërkuar njeri në mes të konfliktev­e të mëdha botërore, ta zëmë si ai midis Uashington­it dhe Teheranit. Kushdo që përpiqet ende nga Shqipëria e vockël të kundërshto­jë tezën e madhe të shkencës botërore, sipas së cilës centralizm­i prodhon të gjitha këto disfunksio­ne, gabon

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania