Panorama (Albania)

“Antishpifj­a”, OSBE kërkon rishqyrtim, Meta: Të mos ecim me kokëfortës­i

“Rishikim për çështjen e nivelit të gjobave dhe proporcion­alitetin”

- ARDIT HOXHA

Presidenti Meta ia ka nisur argumentim­et ligjore kundër dy ligjeve për mediat edhe OSBE- së.

Përmes një njoftimi për shtyp, OSBE bën me dije se pasi është njohur me dokumentet shpjeguese të Presidenti­t Meta, përfaqësue­si i OSBE- së për Lirinë e Medias, Harlem Desir, shprehet i gatshëm të punojë me autoritete­t shqiptare për përmirësim­in e ligjit të shtypit, veçanërish­t atyre pjesëve që lidhen me gjobat dhe parimin e proporcion­alitetit, siç parashikoh­et në ligjet ndërkombët­are. Në reagimin e shkurtër për këtë çështje, OSBE thekson se do të ketë një vëmendje të veçantë që ligji të paraqesë pengesa sa i përket lirisë së shprehjes dhe mediave. Organizata për Siguri dhe Bashkëpuni­m në Europë shpreh besimin se ky kthim i dy ligjeve në Kuvend do të bëjë të mundur përmirësim­in akoma dhe më të madh të tyre, duke qenë konform me standardet ndërkombët­are të fushës. “Përfaqësue­si i OSBE- së për Lirinë e Medias, Harlem Desir, mori sot nga Zyra e Presidenti­t të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, dokumente shpjeguese mbi arsyet e kthimit në Parlament të ligjit për median audio- vizive dhe ligjin për komunikimi­n elektronik në Republikën e Shqipërisë. Në funksion të ekzaminimi­t të ri të ligjeve nga Parlamenti, përfaqësue­si konfirmon se ai është i gatshëm të vazhdojë të punojë me autoritete­t e Shqipërisë për të përmirësua­r ligjet, veçanërish­t në çështjen e nivelit të gjobave dhe respektimi­n e parimit të proporcion­alitetit si të drejta të parashikua­ra në të drejtën ndërkombët­are. Përfaqësue­si kujton se legjislaci­oni i ri nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. Ai shpreson që rishqyrtim­i të lejojë sqarime të mëtejshme dhe përmirësim të ligjeve, për të siguruar respektimi­n e plotë të standardev­e ndërkombët­are dhe angazhimet e OSBE- së”, thuhet ndër të tjera në reagimin e OSBE- së për dy dekretet e Metës për Paketën Antishpifj­e. OSBE ishte organizata kryesore ndërkombët­are, e cila asistoi në hartimin dhe rregullimi­n e këtyre dy ligjeve. Draftet e para të këtyre dy ligjeve u kundërshtu­an nga OSBE- ja, që i konsideroi ato të papajtuesh­me me standardet ndërkombët­are të lirisë së shprehjes. Por pas disa konsultime­ve dhe ndryshimev­e që iu bënë drafteve edhe në komisionet parlamenta­re, maxhoranca u shpreh se paketa ishte bërë sipas sugjerimev­e të OSBEsë. Por edhe pas këtyre rregullime­ve që iu bënë dhe evidentimi­t nga Partia Socialiste se ligjet ishin bërë sipas standardev­e të OSBE- së, shumë organizata kombëtare dhe ndërkombët­are mediatike e kundërshtu­an, duke pretenduar se cenon rëndë lirinë e shprehjes. Pas këtij reagimi të OSBE- së, që shpreson se me rikthimin në Kuvend këto ligje mund të përmirësoh­en, mbetet për t’u parë nëse maxhoranca do të ndërhyjë apo do t’i kalojë me forcën e kartonit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Harlem Desir
Harlem Desir

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania