Panorama (Albania)

Pensionet, lista e dytë me emrat që marrin shtesën

Lista e dytë me emrat e përfituesv­e në Tiranë dhe rrethe

-

Janë 5770 pensionist­ë që kanë gati shtesën e re dhe që mund ta tërheqin atë pranë çdo pike pagese. Gazeta vijon edhe sot me publikimin e listës së përfituesv­e në Tiranë dhe rrethe. ISSH- ja ka bërë me dije se vijon puna për shqyrtimin e çdo kërkese të dorëzuar nga radhët e minatorëve, naftëtarëv­e dhe metalurgëv­e, që janë pjesë e skemës suplementa­re, pas miratimit të ndryshimev­e ligjore. Nga hapja e aplikimeve, deri më tani mësohet se janë depozituar më shumë se 20 mijë kërkesa. Ligji parashikon rritje me 1 për qind për çdo vit pune në nëntokë për minatorët. Ndërsa për metalurgët dhe naftëtarët, shtesa është me 0.6 për qind për çdo vit kontributi­v. Përveç rritjes, për këto tri kategori, qeveria ka ulur edhe pragun kontributi­v që kërkohet për të përfituar pension të plotë, nga 37 vite që është aktualisht, në 30 vite.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania