Panorama (Albania)

Financimi i lobimit në SHBA, Gjykata pushon hetimin ndaj Bashës

Gjykata vlerësoi se fakti për të cilin ishte ngritur ak uza nuk ekziston. Halimi: U provua se gjithçka ishte e sajuar

- BLEONA METUSHI

Gjykata e Tiranës pushoi hetimet për akuzën e “Falsifikim­it të dokumentev­e” ngritur nga Prokuroria për kreun e PD- së, Lulzim Basha, dhe dy zyrtarë të tjerë të kësaj partie, duke argumentua­r se fakti penal i pretenduar nuk ekziston.

Në një seancë, e cila zgjati më shumë se tri orë, gjyqtari Lazer Sallaku, pasi dëgjoi pretendime­t e mbrojtjes së Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit, si dhe qëndrimin e Prokuroris­ë së Tiranës, vendosi të pushojë hetimet. Shqyrtimi u bë me dyer të mbyllura për median, ndërsa mësohet se në fillim të seancës është bërë i ditur edhe përjashtim­i i prokurorit Ervin Karanxha nga hetimi i kësaj dosjeje, duke bërë që ai të largohet nga salla. Akuza e kryeqyteti­t u paraqit para Gjykatës me dy qëndrime, një nga prokurorët kërkoi kalimin në gjyq të dosjes, duke ngritur akuzë zyrtare për Bashën e dy zyrtarët e tjerë të PD- së për “Falsifikim dokumentes­h”, ndërsa prokurori tjetër, Kolë Hysenaj, kthimin e dosjes për hetime të mëtejshme, në drejtim të akuzës së “Pastrimit të parave”.

REAGIMI Pas përfundimi­t të seancës gjyqësore, duke iu përgjigjur interesit të medias, avokati i kreut të PD- së, Lulzim Basha, Eduard Halimi dhe Arben Ristani e konsiderua­n vendimin të drejtë. Halimi tha se është vërtetuar katërçipër­isht që akuza nuk ekziston. “Vendimi i sotëm i Gjykatës ishte vendim drejtësie. U provua pas 2 vitesh hetime se gjithçka ishte një akuzë e sajuar, bazuar mbi spekulime dhe u vërteta se nga hetimet nuk kishte asnjë lidhje PD- ja, nuk kishte asnjë vepër penale për të dhe nuk ishte shkelur ligji nga ajo. As për Shqipërinë, as në një vend tjetër. U vërtetua katërçipër­isht se vepra penale nuk ekzistonte”, tha Halimi. Ndërkohë, Arben Ristani e konsideroi Prokurorin­ë të çorganizua­r. “Prokuroria kërkoi dy gjëra, më pas vjen edhe një urdhër i tretë që përjashton­te një prej prokurorëv­e, pra një çorganizim. Akuzë e montuar politikish­t. Kanë qenë veprime totalisht ligjore nga ana e PD- së. Sado që të ndikojmë te drejtësia, gjithmonë do ketë njerëz që do japin drejtësi. Drejtësia është ajo që i mungon këtij vendi”, tha ai. PROKURORIA Në njoftimin e akuzës, Prokuroria shkruante se pas hetimeve ka rrëzuar akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale” si të paprovuar. “Dërgimin në gjyq të çështjes nr. 645 të vitit 2018 me të pandehur Lulzim Bashë, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin, akuzuar për veprën penale të ‘ Falsifikim­i i vulave, i stampave ose i formularëv­e’ të parashikua­r nga neni 190/ 3 të Kodit Penal”, shkruhej në njoftim. Duke iu referuar dokumentit të Prokuroris­ë, akuza për “Pastrim parash” nuk vërtetohej dhe duke iu referuar nenit 328/ 1 të cituar, “fakti penal për të cilin është hetuar nuk ekziston”. Por, kundër këtij vendimi të dy kolegëve të tij ka qenë prokurori Kolë Hysenaj, që ka kërkuar hetime shtesë dhe marrjen e dëshmisë së shtetasit amerikan Nik Muzin dhe hetime të mëtejshme për akuzën e “Pastrimit të parave”.

HETIMET Hetimet për Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin nisën për shkak të shpenzimit prej Partisë Demokratik­e të disa mijëra dollarëve për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë vitit 2017. Pati dyshime se këto para nuk ishin deklaruar si shpenzime në bilancin që partia kishte dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Shoqata amerikane e lobimit deklaronte se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratik­e, me vlerë totale 525 mijë dollarë në vitin 2017 dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP”, një kompani e regjistrua­r në Skoci, në vlerën e 150 mijë dollarëve.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Eduard Halimi dhe Ivi Kaso, dje në Gjykatën e Tiranës
Eduard Halimi dhe Ivi Kaso, dje në Gjykatën e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania