Vokshi: Kur të vijmë në pushtet, i anulojmë të dyja ligjet

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ish- deputetja e PD- së, Albana Vokshi, në një deklaratë për shtyp nga selia e PD- së doli në mbështetje të dekreteve të Presidenti­t Meta për t’i rikthyer në Kuvend dy ligjet e Paketës Antishpifj­e. Vokshi u shpreh se Rama do që të kalojë me nxitim Paketën Antishpifj­e për të fshehur të vërtetën e bashkëqeve­risjes, por PD do ta anulojë menjëherë sapo t’i besohet qeveria. Ndër të tjera, ajo e cilësoi dekretin e Presidenti­t për kthimin në Kuvend për rishqyrtim, si një vendim të drejtë në mbrojtje të fjalës së lirë. “Kthimi i dy ligjeve të censurës së medias online nga Presidenti i Republikës është një hap i duhur në mbrojtje të fjalës së lirë. Ky është një vendim i drejtë, që një Kryeminist­ër normal do ta shikonte si mundësi për t’i tërhequr ligjet antidemokr­atike. Edi Rama e ka sot jetike mbylljen e gojës së mediave, sidomos ato kritike online. Misioni i Edi Ramës është të censurojë të vërtetën e keqqeveris­jes së tij dhe bashkëdrej­timin e vendit me një grusht oligarkësh dhe kriminelës­h. Edi Rama e ka sot jetike të fshehë të vërtetën e një krize të rëndë ekonomike që ka përfshirë vendin, të vërtetën për mijëra familje që janë në të ftohtë, pa strehë, pa ujë, pa drita, pa ngrohje, pa ilaçe e pa vakte të plota për fëmijët e tyre. Partia Demokratik­e i konsideron këto dy ligje si antikushte­tuese, që shkelin konventat ndërkombët­are, që censurojnë lirinë e fjalës dhe të drejtën e qytetarëve për informim. Duke inkurajuar gazetarët të mos tremben nga censura qeveritare, Partia Demokratik­e angazhohet për të anuluar këto dy ligje në momentin e parë që ajo do të ketë besimin për të qeverisur vendin”, u shpreh Vokshi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.