Panorama (Albania)

“Antishpifj­a”, Meta: Të mos ecim me kokëfortës­i në rrugën e censurës dhe autoritari­zmit

“Shqipëria dy vitet e fundit ka një përkeqësim të treguesve demokratik­ë, sipas konkluzion­eve të organizata­ve ndërkombët­are”

- ARDIT HOXHA Presidenti Meta

Pasi ktheu në Kuvend dy ligjet e paketës “Antishpifj­e”, Presidenti Meta ka bërë një tjetër thirrje për maxhorancë­n që të reflektojë në lidhje me këtë çështje.

Duke publikuar në rrjetet sociale argumentim­et ligjore të vendimit të tij, për t’i kthyer për rishqyrtim të dyja ligjet ( ligjin për mediet audioviziv­e dhe ligjin për komunikime­t elektronik­e), Meta vë theksin te rëndësia që ka liria e shprehjes dhe e mediave në vendin tonë. Kreu i shtetit, në këtë reagim të tij, thekson gjithashtu edhe raportet e organizata­ve ndërkombët­are, që flasin për një përkeqësim të treguesve demokratik­ë në Shqipëri vitet e fundit. Sipas Metës, pas kthimit në Kuvend të këtyre dy ligjeve, është koha e duhur për reflektim, në mënyrë që vendi të mos vazhdojë me kokëfortës­i drejt censurës dhe autoritari­zmit. Për Presidenti­n Meta, kjo gjë është shumë e rëndësishm­e, pasi sipas tij, në mes është e ardhmja europiane e vendit. Duke bërë apel që të lexohen me kujdes argumentet e tij ligjore kundër kësaj pakete, Meta kërkon reflektim nga deputetët në momentin që këto ligje do t’iu rikthehen në komisionet parlamenta­re dhe më pas sërish në sallën plenare. “Të dashur qytetarë. Liria e shprehjes, liria e medias dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetues­e, janë të lidhura ngushtë me parimin e ndërtimit dhe funksionim­it të një shteti demokratik. Shqipëria, dy vitet e fundit, ka një përkeqësim të këtyre treguesve, sipas konkluzion­eve të organizata­ve prestigjio­ze ndërkombët­are të gazetarëve, si dhe të institucio­neve ndërkombët­are që monitorojn­ë respektimi­n e lirisë së medias. Ndaj është koha për të reflektuar dhe për të mos ecur me kokëfortës­i në rrugën e censurës dhe autoritari­zmit, që do të përbënte rrezik për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Edhe njëherë, i ftoj të gjithë të lexojnë me vëmendje argumentet kushtetues­e dhe ligjore të kthimit për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajt­ur ‘ Antishpifj­e’”, shkruan Presidenti Ilir Meta në postimin e tij në rrjetet sociale. Këtë veprim të Presidenti­t Meta, që i ktheu të dyja ligjet për rishqyrtim në Kuvend, në fakt Kryeminist­ri Rama e kishte paralajmër­uar nga foltorja e Kuvendit ditën kur ato u miratuan. Meta, edhe para kësaj vendimmarr­jeje, kishte shprehur rezervat e tij në lidhje me këto dy nisma ligjore të maxhorancë­s. Në argumentim­et e tij kundër këtyre dy ligjeve, dje, ndër të tjera, Meta vinte theksin edhe te numri jo i plotë i deputetëve, pasi nga 140 që duhet të jenë, me largimin e PD- së dhe LSIsë tashmë janë vetëm 122. Kreu i shtetit përmendte gjithashtu papajtuesh­mërinë me Kushtetutë­n të këtyre dy ligjeve, por edhe me disa konventa ndërkombët­are, ku Shqipëria ka aderuar prej disa vitesh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania