Panorama (Albania)

Balla: Meta i ktheu ligjet pas urdhrit të Bashës

“Dy ligjet janë të certifikua­r nga OSBE, i miratojmë”

-

Kreu i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka paralajmër­uar se dy dekretet e kthyera nga Presidenti Meta për paketën “Antishpifj­e” do të rrëzohen nga maxhoranca. Në një prononcim për mediat, nga ambientet e Kuvendit, Balla u shpreh shumë i qartë në qëndrim që forca politike, që ai përfaqëson, do të mbajë. Numri dy i Partisë Socialiste e cilësoi vendimmarr­jen e Presidenti­t Meta në lidhje me këto dy ligje si një zbatim urdhri, që sipas tij ka ardhur nga shefi i opozitës, Lulzim Basha. Për Ballën, këto dy ligje janë një përpjekje e fortë e Shqipërisë për të luftuar shpifjen dhe të pavërtetën, si një formë për ta bërë demokracin­ë në Shqipëri më të fortë. Kreu i grupit parlamenta­r të maxhorancë­s vuri theksin në faktin që dy ligjet, të cilat u votuan në seancën e fundit të Kuvendit për vitin 2019, u bënë konform të gjitha sugjerimev­e dhe këshillave që kishte dhënë OSBE- ja. Ai shtoi se këto dy ligje marrin një rëndësi edhe më të madhe, duke pasur parasysh që këtë vit Shqipëria do të ketë për herë të parë në histori Presidencë­n e OSBE- së. Por numri dy i maxhorancë­s theksoi gjithashtu se këto dy ligje janë vetëm fillimi, pasi vendit i nevojitet një përmirësim i mëtejshëm i kuadrit ligjor për mbrojtjen nga shpifja dhe të pavërtetat që përhapen përmes medieve. Taulant Balla theksoi në fund të fjalës së tij se dekretet e Metës do të hidhen poshtë pa humbur shumë kohë, fill pas seancës që do të pasojë seancën e 20 janarit, që për këtë vit, do të jetë e para. “Unë e kam bërë komentin për këtë çështje që në seancë plenare, kur ky hap i rëndësishë­m që Shqipëria hodhi për të luftuar dezinformi­min si një kërcënim për cilësinë e demokracis­ë, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botën demokratik­e, se Presidenti Ilir Meta, pas urdhrit të Lulzim Bashës, do të kthente mbrapsht përmes një dekreti dy ligjet komponentë të kësaj pakete të parë të betejës mbi shpifjen. Sepse, kujtoj, që siç edhe e kemi thënë, legjislaci­oni shqiptar duhet përmirësua­r sa më shumë, për të garantuar fitoren e së vërtetës ndaj shpifjes. Po ashtu, dua të ritheksoj se përmirësim­et ligjore, në të dyja ligjet e paketës “Antishpifj­e” janë certifikua­r tërësisht nga partneri ynë i rëndësishë­m, siç është OSBE- ja, edhe në kuadër të faktit historik që Shqipëria ka nderin dhe përgjegjës­inë e madhe të drejtojë këtë organizatë që mban në vetvete më shumë se 1 miliard qytetarë dhe më shumë se 57 vende. Kështu që, sipas procedurës parlamenta­re, ditën e hënë, më datë 20 janar, ardhja e dekreteve i njoftohet seancës plenare dhe më pas, menjëherë sipas procedurës, Komisioni përgjegjës do t’i shqyrtojë. Në seancën më të parë pasuese, dekretet e zotit Ilir Meta, me detyrë President, do të rrëzohen”, u shpreh Taulant Balla ndër të tjera, në prononcimi­n e tij për mediat. Në votimin për këto dy ligje në Kuvend, PS- së iu bashkuan edhe disa deputetë nga opozita e re parlamenta­re, duke shkuar në 78 vota pro.

 ??  ?? Balla, dje gjatë deklaratës
Balla, dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania