Panorama (Albania)

Alibeaj: Rama e ktheu Policinë në një shërbim funerali

- Enkelejd Alibeaj

Ish- deputeti i Partisë Demokratik­e, Enkelejd Alibeaj, akuzoi dje Kryeminist­rin Rama se e ka shndërruar Policinë në një shërbim funerali, i cili mbledh viktimat që lënë bandat kriminale. Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Alibeaj ironizoi deklaratat e kreut të qeverisë Rama gjatë inaugurimi­t të ambienteve të reja të RENEA- s. Rama e krahasoi Policinë e sotme me atë të Ismail Qemalit. “E me gjithë këtë krahasim të mundimshëm, Kryeminist­ri nuk paska gjetur guxim të përballet me 57 ngjarjet me vdekje dhe 63 viktimat e 2019- ës; nuk i paskan ardhur ndër mend që 128 drejtues të “Policisë që deshi”, iu përfshinë në kanabizimi­n e vendit; se 3 drejtuesit e lartë të tij, në Vlorë, i ka ende në arrati; asnjë fjalë për orët shtesë të papaguara dhe kushtet mizerabël; asnjë grimasë për viktimat e krimit të këtij fillimviti. Vlerësimi i vërtetë për Policinë që deshi dhe që e shpartallo­i ai dora vetë, për të lartësuar krimin dhe mafian, është se e ka shndërruar Policinë thjesht në një shërbim funerali, që veçse mbledh kufomat e krimit!”, shkroi Alibeaj në “Facebook”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania