Panorama (Albania)

50- vjeçarja u gjet gjysmë nudo, shenja dhune në trup

Prokuroria: Gjunjë të nxirë e kofshët me ekimoza të shumta

- XHENTILA GJOSHI

Pasi është vënë në dijeni nga nëna e Luis Saliajt, Policia e Mallakastr­ës ka shkuar në shtëpinë e viktimës për të kryer veprimet e para pas ngjarjes.

Nga këqyrja e banesës së viktimës, thuhet në dosje, e shoqëruar me fotografit­ë përkatëse, ka rezultuar se në të gjitha dhomat ka pasur rrëmujë, sende të përmbysura e rroba të hedhura në tokë në mënyrë të çrregullt, në lavaman janë gjetur dy filxhanë kafeje, një gote uji mbi tavolinë, një aparat telefoni celular në gjendje të fikur, një kartë SIM, mbi divan një çantë e vogël grash, material lëkure, me ngjyrë kafe. Në dyshemenë e pjesës së jashtme të verandës, në afërsi të derës është konstatuar një njollë me ngjyrë të kuqe, si ajo e gjakut. Veç sa më sipër, është bërë edhe këqyrja e banesës së personit nën hetim, Luis Saliaj, e cila ndodhet në një distancë prej 30 metra nga banesa e shtetases Drita Saliaj. Nga këqyrja e kësaj banese, ndër të tjera, mbi tavolinën e ngrënies, janë gjetur katër pjata, me të cilat është konsumuar ushqim, një gotë ujë dhe një gjurmë papilare, të cilat janë marrë me cilësinë e provës materiale për ekzaminime të mëtejshme.

GJETJA E TRUPIT NË REZERVUAR DHE EKZAMINIMI

Mbi bazën e të dhënave të siguruara, rreth orës 16: 00, në rezervuari­n Lumare 1, nga ana e polumbarëv­e, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të shtetases Drita Saliaj. Nga këqyrja, ndër të tjera, ka rezultuar se kishte veshur një bluzë me ngjyrë të kuqe, në pjesën e belit kishte një pulovër me ngjyrë bojëqielli, si dhe në pjesën e poshtme ka qenë e zhveshur. Pantallona­t dhe mbathjet kanë qenë të ulura deri te kërcinjtë e këmbëve. Duart i ka pasur të lidhura nga mbrapa me anë të një shalli najloni me ngjyrë qumështi, ndërsa këmbët i ka pasur të lidhura me anë të një litari me ngjyrë bojëqielli. Ne qafë ka pasur të lidhur një peshqir shumëngjyr­ësh, thuhet në dosje. Më pas, trupi i shtetases Drita Saliaj është transportu­ar për në morgun e Spitalit Rajonal Fier. Nga këqyrja e kufomës ka rezultuar se rreth qafës është vërejtur një shirit ekimotik me ngjyrë të kuqe, i drejtë, rreth gjithë qafës, me gjerësi 4 cm, në të dy gjunjët janë vërejtur ekimoza me ngjyrë të kuqe dhe një tjetër me ngjyrë mavi. Rreth kofshëve janë vërejtur ekimoza të shumta, të vogla, me përmasa 1x1 cm, me ngjyrë të kuqe. Në të dy kërcinjtë janë vërejtur shirita ekimotike rrethore, me gjatësi 0.5 dhe thellësi 1 cm.

KONTROLLI NË MAKINAT E TË DYSHUARVE

Nga këqyrja e automjetit tip "Benz", me targë AA 632 NA, në pronësi të shtetasit Vladimir Gjika ( përdorur nga personi nën hetim Sindi

Shehaj), ka rezultuar se janë gjetur e fiksuar 3 gjurmë papilare, një fije tekstili me ngjyrë si të kuqe, një gjerdan me 11 fishekë arme gjahu, si dhe dy aparate telefonike. Nga këqyrja e automjetit tip "Benz", me targë AA 899 OY, në pronësi të personit nën hetim, Ervis Zotaj, ka rezultuar se janë gjetur e fiksuar 8 gjurmë papilare, si dhe një fije floku. Sa më sipër, Policia Gjyqësore ka aplikuar ndalimin ndaj personave nën hetim, Ervis Zotaj, Sindi Shehaj e Luis Saliaj, të pasqyruar me procesverb­alet përkatëse të datës 07.01.2020, ora 19: 00, të cilët rezultojnë të ligjshëm dhe si të tillë duhet të vlerësohen edhe nga Gjykata, pasi plotësohen kushtet ligjore për kryerjen e tyre. Duke pasur parasysh gjithçka është administru­ar në dosje, rezulton se të ndaluarit Ervis Zotaj, Sindi Shehaj e Luis Saliaj, dyshohen të kenë konsumuar elementët e veprës penale të "Vrasja me paramendim", e kryer në bashkëpuni­m, të parashikua­r nga neni 78/ 2 e 25 i Kodit Penal.

 ??  ?? Viktima, Drita Saliaj
Viktima, Drita Saliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania