Panorama (Albania)

Xhaxhai i Luis Saliajt: Si më tregoi nipi për vrasjen

-

Pak ditë nga ngjarja horror në fshatin Gjerbës të Mallakastr­ës, xhaxhai i 16- vjeçarit Luis Saliaj, një nga autorët e dyshuar, ka treguar se si e ka mësuar ngjarjen e rëndë. Drita Saliaj u gjet e vdekur në rezervuari­n e fshatit Gjerbës. Ilir Saliaj, xhaxhai i 16- vjeçarit dhe kunat i viktimës, ka rrëfyer se nipi i tij e ka pranuar që e kanë mbytur gruan 50- vjeçare. Ai kërkon dënim maksimal për të riun, ndërsa theksoi që ishte djalë problemati­k dhe përdorues i lëndëve narkotike. Teksa e mohon si nip, në rrëfimin e tij xhaxhai thotë se familjes së Dritës i ka borxh kokën. "Në datën 5 janar mua më mori në telefon nëna e Luisit dhe më tha: ' Djalin e shikoj të dyshimtë dhe diçka ka ndodhur'. Në momentin që më tha kunata këtë gjë, mora vëllanë e madh në telefon dhe një nipin tonë me makinë dhe u nisëm drejt fshatit Romës, aty ku rrinte nëna e Luisit bashkë me Luisin dhe vëllanë e tij. Kur ma tregoi ngjarjen, më tha se nuk kishte marrë pjesë në vrasje dhe se e kishin vrarë të tjerët, por pa ma treguar emrin se kë kishin vrarë", është shprehur xhaxhai i Luis Saliajt.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania