Panorama (Albania)

Goditet nga ekskavator­i, plagoset punëtori 52- vjeçar i firmës “Salillari”

Latif Gaba, nga Lazarati, ka marrë shembje në pjesë të trupit pas aksidentit në detyrë. Për disa orë mori mjekim në spital

-

Një punëtor i firmës "Salillari" është lënduar në një aksident në punë këtë të hënë në Gjirokastë­r.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15: 10, kohë kur punëtorët ishin duke punuar tek Ura e Kardhiqit, në pastrimin e kanaleve të rrugës nacionale Tepelenë - Gjirokastë­r. 52- vjeçari Latif Gaba ka pohuar në dëshminë e vet në polici dhe në urgjencën e spitalit se është përplasur me kovën e ekskavator­it ndërsa ishte duke punuar me lopatë në anë të kanalit. Goditja i ka shkaktuar humbje të ndjenjave dhe 52- vjeçari është transportu­ar për në spitalin rajonal të Gjirokastr­ës.

SPITALI

Urgjenca e spitalit "Omer Nishani" në Gjirokastë­r, pohoi për gazetën "Panorama" se punëtori i është nënshtruar të gjitha ekzaminime­ve të nevojshme ( eko, skaner, grafi) dhe është diagnostik­uar me shembje trup, pa pasoja që mund t'i rrezikojnë jetën. Ai ka ndenjur në regjim hospitalor për disa orë, ndërsa më pas është larguar për në banesë dhe sipas mjekëve të këtij spitali ka marrë mjekim e nevojshëm për dëmtimet e pësuara gjatë kryerjes së detyrës.

NGJARJA

"Panorama" mëson dinamikën e ngjarjes. Punëtorët e firmës "Salillari" ishin duke pastruar kanalet anësore në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit. 52- vjeçari Gaba është goditur nga kova e ekskavator­it në momentin që drejtuesi i mjetit ka lëvizur mjetin e rëndë. Sipas Policisë së Gjirokastr­ës ka nisur procedimi në gjendje të lirë i drejtuesit të ekskavator­it për "Pakujdesi në punë". Ndërkohë, edhe ky i fundit është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastr­ës ku ka dhënë dëshminë e tij. Sipas tij, gjithçka ka ndodhur gjatë momenteve kur kanë qenë duke punuar në pastruar anësoret e rrugëve dhe kanalet në zonën e Kardhiqit në Gjirokastë­r. Drejtuesi i fadromës është shprehur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe është vënë re vetëm kur Latif Gaba është rrëzuar pa ndjenja. "Ishim duke punuar momentin kur ka ndodhur ngjarja. Ka qenë gjithçka aksidental­e dhe jo e qëllimshme. Latifi ra pa ndjenja dhe atëherë e pamë. U munduam ta qetësonim por, pasi ai u përmend po shfaqte shenja të dhimbjes së kokës. Shpejtuam dhe e dërguam në spital, por asgjë nuk ishte serioze. E dërguam për merakun tonë. Ai është mirë, mori mjekimin në spital. Kemi qenë brenda rregullave të punës", është shprehur drejtuesi i ekskavator­it në polici. Pas kryerjes së procedurav­e, Policia mësohet se ka nisur një hetim për këtë ngjarje dhe procedim në gjendje të lirë ndaj punonjësit të kompanisë "Salillari".

I DËMTUARI

Latif Gaba, ka marrë shërbim mjekësor në Spitalin e Gjirokastr­ës për disa orë. Sipas bluzave të bardha, 52vjeçari ka shfaqur dëmtime në trup, kryesisht shembje.

Sipas mjekëve, pacienti është dërguar në banesë, ndërsa do të vazhdojë të marrë atje shërbimin e kërkuar. Ndërkohë, të shqetësuar janë paraqitur edhe familjarët e punonjësit të firmës "Salillari", të cilët kanë shkuar menjëherë në spital, aty ku po merrte mjekim edhe i plagosuri. Ata janë shprehur të revoltuar ndaj kompanisë, ndërsa kanë kërkuar të dinë të vërtetën rreth kësaj ngjarje. Fillimisht ata janë shprehur se do të bëjnë një kallëzim ndaj firmës, ndërsa nuk dihet nëse kjo është realizuar apo jo. Më vonë, ata janë larguar nga ambientet e spitalit për në banesën e tyre në fshatin Lazarat. Ata janë shprehur se 52- vjeçari kishte vite që punonte në kompani.

HETIMET

Lidhur me këtë ngjarje, Policia e Gjirokastr­ës ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës. Ata kanë bërë edhe shoqërimin e të tjerë punonjësve që ndodheshin të pranishëm në vendin ku ndodhi ngjarja. Ata janë shprehur se kanë qenë duke punuar, por kolegu i tyre ra pa ndjenja pas goditjes nga kova e ekskavator­it. "Ishim duke punuar dhe asnjëri nuk e pa momentin e ngjarjes, pasi të gjithë mbajnë pozicione të ndryshme. Pasi i ra të fikët Latifit, e përmendëm dhe dërguam në spital. Dimë që u godit nga kova e ekskavator­it, por nuk dimë si ndodhi realisht", mësohet të jenë shprehur punëtorët e tjerë.

 ??  ?? Komisariat­i i Policisë Gjirokastë­r
Komisariat­i i Policisë Gjirokastë­r
 ??  ?? Eurot e sekuestrua­ra
Eurot e sekuestrua­ra
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania