Panorama (Albania)

Precedenti, punëtorët rrezikojnë jetën në punë

-

Në muajin gusht të vitit të kaluar, një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku dy punëtorë kanë ndërruar jetë pasi ranë nga skela ku restauroni­n në pallat. Në këtë ngjarje, kanë mbetur të plagosur edhe dy punëtorë të tjerë. Punëtorët që kanë humbur jetën janë Orjan Kodraj, 36 vjeç dhe Ergys Brahimaj, 31 vjeç. Banorët kanë thënë se kanë dëgjuar zhurmë të madhe, pasi punëtorët kanë rënë bashkë me skelën. Ata kanë ndihmuar punëtorët, kanë nxjerrë prej rrënojave dy prej tyre, ndërsa dy të tjerë fillimisht mbetën nën rrënoja, të cilët më pas u nxorrën të pajetë. Në polici, atë kohë u shoqërua pronari i firmës, i cili më pas është liruar nga burgu. Kujtojmë që në skelë kanë qenë shumë punëtorë, të cilët punonin për restaurimi­n e një pallati.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania