Panorama (Albania)

Kapet me 41 mijë euro, arrestohet 38- vjeçari

Policia: I kishte fshehur në makinë, janë të padeklarua­ra

-

Një 38- vjeçar nga Kuçova është ndaluar ditën e djeshme nga Policia Kufitare në Kakavijë, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij iu gjet një shumë e padeklarua­r prej 41 mijë euro. Sipas informacio­neve zyrtare të Policisë së Shtetit, për këtë rast është proceduar penalisht shtetasi E. B. "Sipas të dhënave zyrtare, në vijim të kontrollev­e të imtësishme, me qëllim parandalim­in e krimeve ndërkufita­re, shërbimet e Policisë Kufitare në P. K. K., në dalje të RSH- së, përzgjodhë­n për kontroll në vijën e dytë automjetin që drejtohej nga shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Kuçovë, i cili udhëtonte drejt Greqisë", thuhet në dosjen e policisë. Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpuni­m me shërbimet doganore, në pjesën e brendshme të automjetit u gjend e fshehur një sasi e konsiderue­shme valute euro, të cilën ky shtetas po e kalonte drejt Greqisë, pa e deklaruar tek shërbimet doganore. Nga numërimi i sasisë rezultoi se ishin në total 41000 euro. Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar specialist­ët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në DVP Gjirokastë­r, të cilët në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë filluar procedimin penal ndaj 38- vjeçarit. Materialet do t'i përcillen Prokuroris­ë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mosdeklari­mi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". Ndërkohë, teksa 38- vjeçari është shoqëruar për në ambientet e Policisë së Gjirokastr­ës është shprehur se nuk kishte dijeni se paratë duhet të deklarohes­hin apo jo. Sipas tij, paratë i kishte për të kaluar disa ditë pushimi në Greqi. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania