Panorama (Albania)

Përdhunuan e vranë studenten greke, nis gjyqi për të riun shqiptar e shokun e tij

-

Rreth një vit pas krimit të rëndë, në Gjykatën e Athinës në Greqi ka nisur procesi gjyqësor për dy të akuzuarit për vrasjen e studentes greke. Ngjarja ka ndodhur në Rodos dhe viktimë është shtetasja Eleni Topaludhi, për të cilën është akuzuar edhe një i ri shqiptar. Krimi që ndodhi natën e 27 nëntorit shkaktoi zemërim dhe trishtim në kombin grek. E veshur me të zeza dhe në gjendje të rënduar, nëna e pafat e Elenit mbërriti në Gjykatë e shoqëruar nga të afërm të saj dhe miq. Qytetarët janë në anën e prindërve të studentes, që duan ta mbështesin familjen nga afër. Gruaja, kur pa dy të pandehurit të zhvendoses­hin në bankën e të akuzuarve, filloi të dridhej nga zemërimi. Edhe pse burri dhe të afërmit e saj po përpiqeshi­n ta frenonin, ajo u hodh nga vendi i saj duke bërtitur se donte të shihte se kush ishin “djali shqiptar” dhe “djali vendës”. Në pamundësi për ta përmbajtur zemërimin dhe inatin e saj, sapo pa të akuzuarit bërtiti se do t’i vriste ata, ndërsa u përgjigjej atyre që e mbanin duke thënë: “Ata ma shkatërrua­n jetën dhe unë do të ulem për t’i parë?” Kjo ishte përballja e parë e prindërve të studentes me dy të akuzuarit për vrasjen e saj, përkatësis­ht shqiptari Aleksandër Luca dhe greku Manolis Koukouras. Prindërit i kërkuan Gjykatës në seancën e parë që t’i dënojë me burgim të përjetshëm për përdhunimi­n dhe torturat që i kanë shkaktuar vajzës së tyre përpara se ta dërgonin në vdekje. “Ne jemi duke kërkuar një vendim të qartë. Mbetjen e tyre në burg për gjithë jetën. Ne gjithashtu vuajmë nga humbja e Elenit tonë”, janë shprehur prindërit e vajzës fatkeqe. Babai i studentes, duke iu drejtuar të akuzuarve dhe që mohuan akuzën e përdhunimi­t, tha: “Ju nuk keni turp? Për çfarë konsensusi po flisni? Me thikën në qafë e përdhunon? Vajza jonë ishte pa fat. Nëse nuk do të ishte Eleni, do të ishte një vajzë tjetër”. Përmes avokatit të tij, i pandehuri grek deklaroi se ai pranonte vetëm bashkëpuni­min e thjeshtë në vrasje. Ndërsa i pandehuri me origjinë shqiptare mohoi të gjitha akuzat. Avokati i familjes së viktimës e përshkroi mohimin e të pandehurve si provokues. Ai foli për mizoritë dhe krimin e rëndë, të cilat, tha ai, u kryen nga dy të pandehurit, në mënyrë që viktima të mos i raportonte ata për përdhunimi­n në grup. Babai i Elenit pritet të dëshmojë në Gjykatë. Në të njëjtën kohë, një grup protestues­ish u mblodhën në Gjykatën e Përbashkët të Athinës për të protestuar ndaj vdekjes së padrejtë të studentes. Protestues­it ngritën një pankartë me sloganin “Ata po na vrasin”. sh. d.

 ??  ?? Aleksandër Luca, i dyshuar për vrasjen
Aleksandër Luca, i dyshuar për vrasjen
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania