Panorama (Albania)

Borxhi në Itali, 2 persona i vënë gjobë shokut të tyre

I kërkuan 21 mijë euro, në vendin ku lanë takimin shkoi Policia

-

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se i kishin vënë gjobë 21 mijë euro shokut të tyre, duke pretenduar se bëhej fjalë për një borxh të mbartur nga Italia, të cilin ai nuk ua kthente.

Të dyshuarit, që më pas rezultuan persona në kërkim, kishin lënë takim me të dëmtuarin tek ish- Fusha e Aviacionit, por aty kanë shkuar shërbimet e Komisariat­it Nr. 2, që kanë bërë të mundur arrestimin e tyre. Burime zyrtare të Policisë thanë se specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Nr. 2, pas informacio­neve të marra se dy shtetas i kishin vënë gjobë për dhënie parash një shtetasi dhe kishin lënë vendtakim për të marrë paratë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpuni­m me Forcën e Posaçme Operaciona­le, duke përdorur edhe metodat proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni­n policor të koduar “Takimi”. Si rezultat i operacioni­t, në afërsi të Fushës së Aviacionit është bërë i mundur bllokimi i automjetit, me të cilin qarkulloni­n dy shtetasit e dyshuar: Nikolin Fili, i njohur edhe me emrin Aldo Tafa, 37 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim nga Komisariat­i Nr. 2 dhe Eugen Liçi, ose Gentian Goxhaj ( Vasili), 43 vjeç, banues në Tiranë, i kërkuar në Itali, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhërarre­st për kryerjen e veprave penale “Bashkëpuni­m kriminal, me qëllim trafik droge”. Ndaj shtetasit Gentian Goxhaj, i cili ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie”, kanë nisur procedurat nga drejtësia shqiptare për njësim vendimi.

TE DYSHUARIT Policia e Tiranës tha dje se këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin i kishin vënë gjobë një shtetasi dhe kishin lënë vendtakim për të marrë paratë. Në momentin e ndalimit të mjetit nga Policia, mjet i pajisur me fenelina dhe sirenë policie, këta shtetas u kanë dhënë gjeneralit­ete të tjera shërbimeve të Policisë, por pasi janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe pas verifikime­ve të kryera, rezultoi se të dy ishin të shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gentian Goxhaj, 43 vjeç, banues në Tiranë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një patentë të falsifikua­r, dy karta italiane të falsifikua­ra, të cilat i përdorte ky shtetas për t’iu shmangur identifiki­mit nga Policia, si dhe një sasi parash. Në përfundim u bë arrestimi i dy të dyshuarve: Nikolin Fili ( Aldo Tafa), për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, në bashkëpuni­m”, “Përndjekja”, “Kanosja”, “Vetëgjyqës­ia” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe Eugen Liçi ( Gentian Goxhaj), për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, në bashkëpuni­m”, “Përndjekja”, “Kanosja”, “Vetëgjyqës­ia”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Falsifikim­i i dokumentev­e”.

 ??  ?? Dokumentet false që iu sekuestrua­n të arrestuarv­e
Dokumentet false që iu sekuestrua­n të arrestuarv­e
 ??  ?? Droga e kapur në Qafë- Botë
Droga e kapur në Qafë- Botë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania