Panorama (Albania)

Do trafikonte 36 kg hashash në Greqi, arrestohet në Qafë- Botë 35- vjeçari

-

SARANDE - Një 35- vjeçar nga Librazhdi u arrestua mëngjesin e sotëm në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë- Botë, pasi po tentonte të trafikonte drejt Greqisë 36 kg kanabis. Arrestimi i tij u krye nga shërbimet e Policisë Kufitare, që bënë të mundur edhe sekuestrim­in e lëndës narkotike. Burime nga Policia thanë se i arrestuari Enteli Kuka nga Librazhdi dhe banues në Sarandë, po udhëtonte i vetëm me automjetin tip “Peugeot 206”, me targë AA 109 ZD. Ky shtetas, pasi u verifikua në sistemin TIMS dhe u intervistu­a, bashkë me makinën u kalua për kontroll në vijën e dytë. Fillimisht u bë kontrolli me qen e më pas edhe ai fizik, por u desh që bagazhi të shpohej me trapan për t’u gjetur droga. Burimet thanë se 36 pako me nga 1 kg hashash secila ishin fshehur në pjesën e poshtme të bagazhit, brenda llamarinës, në pjesën pas prapakolpi­t. Menjëherë u bë arrestimi në flagrancë i 35- vjeçarit dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike kanabis sativa. “Policia Kufitare në Qafë- Botë, Sarandë, ka goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek. Sekuestroh­en 36.3 kg kanabis në një automjet, vihet në pranga poseduesi. Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrollev­e në pikat e kalimit kufitar dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalim­in dhe goditjen e krimeve ndërkufita­re, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar një automjet, ku dyshohej se mund të transporto­hej lëndë narkotike”, tha zyrtarisht Policia e Shtetit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania