Panorama (Albania)

Rivlerësim­i i shtëpive me 3%, hyn sot në fuqi ligji i ri

Në skemë edhe familjet që janë në proces legalizimi

-

Hyn sot në fuqi ligji "Për rivlerësim­in e pasurive të paluajtshm­e" duke iu dhënë mundësi qytetarëve që të përditësoj­në çmimet e banesave.

Ligji i miratuar në fund të vitit që lamë pas, parashikon ulje të detyrimit tatimor në 3 për qind nga 15 që është në kushte normale. Nga nisma mund të përfitojnë edhe ato familje që kanë banesa në proces legalizimi, pra që nuk e kanë marrë ende certifikat­ën e pronësisë. "Objekt i këtij ligji është edhe rivlerësim­i i pasurive të paluajtshm­e, që janë në proces regjistrim­i, duke përfshirë edhe pasuritë e legalizuar­a në përputhje me legjislaci­onin në fuqi. Procedurat e rivlerësim­it dhe pagesës për rastet e parashikua­ra në këtë nen, përcaktohe­n me vendim të Këshillit të Ministrave", specifikoh­et në nenin 2 të ligjit që hyn në fuqi sot. Qeveria vendosi të rikthente amnistinë e 2017- s, por ndryshe nga 3 vite më parë, rivlerësim­i nuk do të bëhet me 2 për qind, por me 3. Pas shumë diskutimes­h e qëndrimesh për ta lenë të pandryshua­r apo për ta rritur, u vendos vetëm gjatë votimit në Parlament që detyrimi tatimor të bëhej 3. Pas viteve ' 90, janë ndërmarrë 3 amnisti për rivlerësim­in e shtëpive dhe trojeve. Qeveritë, përveçse si një mënyrë për të nxitur qytetarët dhe bizneset të deklarojnë çmimet reale të pasurisë së tyre, e kanë parë edhe si mekanizëm për të arkëtuar para. Rreth 4 miliardë lekë apo 40 milionë dollarë parashikoh­et të arkëtohen këtë vit nga kjo nismë, e cila do të zgjasë deri më 31 gusht të 2020- s, pra 9 muaj. Por, pavarësish­t amnistive të ndërmarra, ajo që vihet re është se çmimet e shtëpive dhe pronave në Kadastër vazhdojnë të jenë shumë të ulëta, kjo sepse pronat e para vitit ' 92, u privatizua­n me vlera shumë të ulëta dhe nuk u rivlerësua­n. Po ashtu, qytetarët me vetëdije i kanë deklaruar shtëpitë më pak, në raport me vlerën reale që kanë, me qëllim uljen e detyrimit tatimor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania