Panorama (Albania)

Borxhet, FIFA trondit Flamurtari­n dhe Luftëtarin

Vlonjatëve u bllokohet merkatoja për tri sesione radhazi

-

FIFA trondit Flamurtari­n dhe Luftëtarin. Detyrimet e pashlyera pas vendimeve të formës së prerë për dy lojtarë që kanë qenë pjesë e ekipeve në sezonet e kaluara, kanë bërë që Dhoma e Zgjidhjes së Konfliktev­e në qeverinë e futbollit botëror të dënojë dy klubet shqiptare.

"Panorama Sport" zbuloi dje ekskluzivi­sht përmes burimeve konfidenci­ale në FIFA, se kjo e fundit i ka bllokuar për tri sesione merkaton klubit të Flamurtari­t ( janar 2020, korrik- gusht 2020, si dhe janar 2021). Në fakt, gjithçka është mbajtur e fshehur nga FSHF- ja dhe vetë drejtuesit vlonjatë, pasi vendimi ka tre muaj që është marrë, për shkak të mospagesës së mbrojtësit rumun, Kristian Sirghi, i cili luajti për Flamurtari­n në pjesën e parë të sezonit 2018- 2019. Lojtari ka fituar prej kohësh gjyqin dhe pas mosrespekt­imit të afateve nga klubi vlonjat, FIFA ka marrë vendim më 4 shtator 2019, pikërisht vetëm pak ditë pasi të mbyllej sesioni i merkatos së verës ( 31 gusht). Ndërkohë, Luftëtari është dënuar me bllokimin e merkatos së janarit ( sesioni aktual), për shkak se nuk ka shlyer në kohë ish- mesfushori­n brazilian, Marko Aurelio, i cili luajti me bluzinjtë në pjesën e dytë të sezonit 2017- 2018, që ishte historik për klubin, pasi u kualifikua për herë të parë në Ligën e Europës. Në verën e vitit 2018, Aurelio u largua nga gjirokastr­itët dhe më pas bëri padi në FIFA, duke fituar gjyqin dhe pritur shlyerjen nga klubi për një afat prej një viti.

SIRGHI - Qendërmbro­jtësi rumun që i bëri "gropën" Flamurtari­t, luajti vetëm tri ndeshje në kampionati­n e sezonit 2018- 2019 me fanellën kuqezi. Me vetëm 186 minuta në Superiore dhe 90 minuta në Kupën e Shqipërisë, Kristian Sirghi braktisi vlonjatët që në muajin tetor 2018. Ai u dëmtua rëndë në ndeshjen Flamurtari- Kastrioti 4- 0 ( 29 shtator 2018), e më pas udhëtoi drejt Rumanisë për t'u mos u kthyer më. Lojtari e paralajmër­oi disa herë klubin për pagat dhe në këto kushte vendosi që ta padiste atë. Mësohet se kostoja e gjyqit të humbur për vlonjatët ka shkuar rreth 40 mijë euro. Nga ana e FIFAs nuk ka ende një konfirmim nëse kjo shumë është shlyer nga Flamurtari. Në rast se klubi reagon, atëherë ka shanse që merkatoja t'i zhbllokohe­t.

AURELIO - Neglizhenc­a me një 34- vjeçar ( kur luante me Luftëtarin) nga Brazili, bëri që Luftëtari të dënohet me bllokimin e merkatos së janarit. Por çfarë ka pretenduar mesfushori Marko Aurelio pas largimit në verën e vitit 2018? Gazeta mëson se ai i paditi gjirokastr­itët dhe kërkonte 60 mijë euro, për shkak të mosrespekt­imit të kontratës. Klubi i Luftëtarit e kundërshto­nte këtë shumë, por gjithsesi FIFA vendosi t'i japë të drejtë braziliani­t dhe në dhjetor 2019 mori vendim të formës së prerë. Palët po negociojnë për të gjetur marrëveshj­en dhe nëse Luftëtari shlyen detyrimin, atëherë ia hedh paq edhe këtë herë.

 ??  ?? Marko Aurelio ( 36 vjeç) luajti 10 ndeshje me Luftëtarin në sezonin 2017- 2018
Marko Aurelio ( 36 vjeç) luajti 10 ndeshje me Luftëtarin në sezonin 2017- 2018
 ??  ?? Kristian Sirghi ( 33 vjeç) luajti 3 ndeshje me Flamurtari­n në sezonin 2018- 2019
Kristian Sirghi ( 33 vjeç) luajti 3 ndeshje me Flamurtari­n në sezonin 2018- 2019

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania