Panorama (Albania)

"2019- ta nuk ishte i suksesshëm për kombëtaret, ja objektivat"

-

Kombëtarja U- 17 është e grumbullua­r prej ditësh në Durrës, ku edhe është përgatitur për turneun miqësor që do të luajë në Turqi. Për këtë turne, trajneri Elvin Beqiri ka folur në faqen zyrtare të FSHF- së, duke treguar edhe objektivat e këtij ekipi përfaqësue­s në turneun miqësor. "E vërteta është se 2019- ta nuk ishte një vit suksesi për ekipet kombëtare shqiptare, por gjithsesi ajo që është më kryesore dhe parimore është evidentimi i elementeve të rinj dhe dërgimi i tyre në ekipin U- 19 e deri te Kombëtarja A. Besoj që vitin e shkuar kemi zgjedhur elementë mjaft cilësorë. Në atë brez kemi lojtarë premtues, të cilët do të vazhdojnë të jenë pjesë e përfaqësue­seve të Shqipërisë, ku sigurisht do ta shikojmë sërish gjendjen e tyre dhe formën në klubet përkatëse. Shpresojmë të punojnë mirë edhe të përfaqësoj­në ngjyrat e Kombëtares. Në lidhje me seleksioni­met, vendet e reja që kemi vëzhguar janë Gjermania edhe Danimarka, duke shtuar edhe Greqinë dhe Italinë. Ne do të zhvillojmë disa seleksioni­me gjatë vitit, në mënyrë që të bëjmë një vlerësim sa më të mirë dhe korrekt, me qëllimin kryesor të gabojmë sa më pak në përzgjedhj­e. Qëllimi në turneun e Turqisë është paraqitja sa më e mirë dhe marrja e rezultatit për të qenë gjithmonë me moralin e mirë dhe të motivohen, pasi bëhet fjalë për Kombëtaren shqiptare dhe jo të gjithë e kanë mundësinë të jenë pjesë e saj", ka deklaruar Beqiri për faqen zyrtare të FSHF- së. Kuqezinjtë U- 17 do t'i luajnë ndeshjet nga data 15 deri më 21 janar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania