Panorama (Albania)

Tjetër ofertë zyrtare për shqiptarin, Vajekano jep 1.5 mln euro për Baren

-

Ofertë e bujshme! Për Keidi Baren nuk mjaftojnë as 1.5 milionë euro. Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit është për momentin lojtari më i vlefshëm i Malagës, jo vetëm për kontributi­n në fushën e lojës, por mbi të gjitha edhe në tregun e transferim­eve. Së fundmi, Malaga po kalon vështirësi të mëdha ekonomike dhe ditë pas dite, në adresë të shqiptarit vijnë interesime për të përfituar nga situata. Mirëpo, Malaga reziston për të dytën herë ndaj Rajo Vajekanos.

OFERTA Skuadra spanjolle e Rajo Vajekanos është prej javësh e interesuar për shërbimet e Keidi Bares. Pak ditë më parë, në adresë të shqiptarit, skuadra spanjolle bëri një ofertë prej 500 mijë eurosh për të siguruar shërbimet e tij. Skuadra e Malagës, me gjithë problemet ekonomike që po kalon, refuzoi dhe nuk e pranoi këtë ofertë, duke pretenduar shumë më shumë për kartonin e mesfushori­t të Kombëtares shqiptare. Së fundmi, Vajekano nuk është dorëzuar. Dje, mediat pranë skuadrës së Malagës kanë bërë me dije se në adresë të kësaj të fundit ka ardhur një ofertë tjetër zyrtare. Vajekano ka ofruar 3- fishin, pra 1.5 milionë euro për shërbimet e mesfushori­t fierak.

REFUZIMI Ashtu si herën e parë, edhe dje nga skuadra e Bares përgjigjja ka qenë e njëjtë: Refuzohet oferta dhe shifra është e pamjaftues­hme. Forma mjaft e mirë e Keidi Bares ka bërë që drejtuesit të hezitojnë për të hequr dorë nga shërbimet e mesfushori­t. "Plani i klubit është për ta përforcuar skuadrën dhe jo dëmtuar atë", ka deklaruar Riçard Shahin. Interesimi në adresë të Bares është edhe nga skuadra të tjera spanjolle, ndaj deri në fund të merkatos, mund të priten zhvillime.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania